Eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025 - Business Magazine Albania

Eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025

Eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025

BE shtyn skemën pa taksa për importet e frutave dhe perimeve nga Ballkani Perëndimor deri në vitin 2025. Bashkimi Evropian ka zgjatur skemën pa taksa për importin e frutave dhe perimeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të vitit 2025. Sipas ndryshimit të mëparshëm të rregullores, regjimi pa taksa për importet e frutave dhe perimeve nga Ballkani Perëndimor do të skadonte në fund të vitit 2020.

Vendimi, i cili rinovohet çdo pesë vjet, me propozimin e Komisionit Evropian, u miratua nga Parlamenti Evropian dhe u konfirmua nga Këshilli i BE. Kështu eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë një listë të gjatë me produkte pa paguar taksë doganore në BE. Përveç mollëve, kumbullave dhe misrit të ëmbël, gjatë pesë viteve të ardhshme, produktet që mund të eksportohen pa doganë nga Ballkani Perëndimor në BE, ndër të tjera janë; patatet, kungujt e njomë, kërpudhat, rrushi, kajsitë, qershitë, kosi qershi, nektarina, pjeshka, luleshtrydhja, arra, pjepri dhe fruta të ndryshme agrumesh.


Por çfarë nënkupton ky vendim në terma më praktike?

Në kuadër të MTL (Marrëveshje të Tregtisë së Lirë) me Shqipërinë , BE-ja i ka dhënë preferencë autonome tregtare Shqipërisë. Për pasojë, është e mundur për kompanitë shqiptare që të eksportojnë prodhimet e tyre në tregjet evropiane pa kufizime ose tarifa doganore. Brenda kornizës së Sistemit të Përgjithshëm të Preferencave (GSP) në favor të vendeve në zhvillim, BE jep/zbaton tarifa preferenciale për mallrat me origjinë nga vendet në zhvillim.

Tarifat preferenciale janë lehtësirat doganore (tarifa pa taksa ose tarifa të reduktuara 0). Kjo do të thotë që eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë një listë të gjatë me produkte pa paguar taksë doganore në BE. Përveç mollëve, kumbullave dhe misrit të ëmbël, gjatë pesë viteve të ardhshme, produktet që mund të eksportohen pa doganë nga Ballkani Perëndimor në BE përfshijnë dhe produkte të tjera.

Lexo: Verërat shqiptare të “paralizuara” nga pandemia

Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë e cila jep një kontribut prej 18-20 % në Prodhimin e Brendshëm Bruto, ndërsa angazhon gati 37 % të fuqisë punëtore me punë. Sot produktet bujqësore shqiptare eksportohen në 75 vende të botës, kryesisht në Bashkimin Evropian por edhe më larg, si  në SHBA, Kinë dhe Hong-Kong.

Tarifat preferenciale dhe kuotat tarifore

Prodhuesit dhe eksportuesit shqiptare për të mësuar nëse një produkt përfiton tarifa preferenciale apo përfiton nga kuotat tarifore, duhet t’i referohen Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë ( website DP. Doganave ) në të cilat përfshihen edhe produktet bujqësore për të cilat palët i kanë akorduar reciprokisht njëra- tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore.

Për më shumë shih në website DP. Doganave : http://www.dogana.gov.al/d/169/182/249/266/tarifat-preferenciale-dhe-kuotat-tariforene

  • Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Komunitetit Evropian e Shteteve të tij anëtare dhe Republikës së Shqipërisë.
  • Marrëveshja me vendet anëtare të CEFTA 2006
  • Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s
  • Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë

Pëllumb Qosej
Ekspert i Zhvillimit të NVM-ve dhe Nxitjes së Eksportit

Ubgreen.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0