Ekonomia shqiptare merr vlerësimin B1 “me perspektivë të qëndrueshme” nga Moody’s - Business Magazine Albania

Ekonomia shqiptare merr vlerësimin B1 “me perspektivë të qëndrueshme” nga Moody’s

Moody’s

Ekonomia shqiptare vlerësohet nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredibilitetit (credit rating agency) Moddy’s, me “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”.

Në “rifreskimin” më të fundit të opinionit të saj, publikuar në 30 Nëntor 2022, Moody’s ri-konfirmon vlerësimin aktual të Shqipërisë, “B1 – me perspektivë të qëndrueshme”.

Agjencia vlerëson se rimëkëmbja ekonomike pas pandemisë ishte e fortë dhe Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) arriti nivelet e para-pandemisë që në vitin 2021. Barra e borxhit të qeverisë, pasi u rrit ndjeshëm në 74.5 % të PBB-së në vitin 2020, rifilloi trajektoren e saj rënëse në vitin 2021. Lidhur me sektorin bankar të Shqipërisë dhe rreziqet e likuiditetit të qeverisë, pritshmëritë e Agjencisë janë se ato do të mbeten të përmbajtura. Perspektiva e qëndrueshme mbështetet gjithashtu nga pritshmëritë në vazhdimësinë e politikave, veçanërisht në kontekstin e reformave në kuadër të procesit të pranimit në BE dhe imbalancave të jashtme të moderuara.

Lexo edhe; Ekonomia shqiptare e qëndrueshme përballë krizës, sipas Moody’s

Pas një ngadalësimi të rritjes reale të PBB-së në 2.1% në 2019, krahasuar me një normë mesatare rritjeje prej 3.0 % gjatë pesë viteve të mëparshme (2014-2018), shpërthimi i koronavirusit ndikoi rëndë në përformancën ekonomike në vitin 2020.  Megjithatë, stabiliteti makroekonomik u ruajt. Tkurrja ekonomike gjatë 2020 ishte më e butë (me recension prej 3.5%) dhe rimëkëmbja në 2021 më e fortë se sa pritej fillimisht (me rritje reale prej 8.5%).

Agjencia parashikon një ngadalësim të rritjes së PBB-së në 3.0% në 2022 dhe 1.8% në 2023. Gjithashtu, në periudhën afat-gjatë, aftësia e vendit për të mbështetur procesin e konvergjencës së të ardhurave për banorë me vendet e BE-së do të varet nga suksesi i qeverisë në zbatimin e reformave strukturore dhe rritjen e konkurrencës në raport me vendet e tjera të rajonit.

Agjencia vlerëson hapjen formale të negociatave të anëtarësimit në avantazh të Shqipërisë, sepse do të nxisë zbatimin e reformës, e cila do të mbështesë fuqinë e saj institucionale. Kjo pritet të përmirësojë edhe mjedisin e përgjithshëm të biznesit.

Agjensia vlerëson se treguesit fiskalë kanë qenë në një trend gradual pozitiv që pas përkeqësimit të konsiderueshëm që patën në vitin 2013 për shkak të tejkalimeve të shpenzimeve në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit të atij viti.

Megjithatë, ndikimi i pandemisë ka rënduar në financat publike, duke e thyer përkohësisht këtë trend pozitiv, ndërkohë që rreziku i detyrimeve kontingjente mbetet i lartë.

Në veçanti, rreziqet kryesore fiskale kontingjente të Shqipërisë lidhen me importet e energjisë elektrike të lidhura me motin, detyrimet kontingjente që rrjedhin nga sektori energjetik, nga zgjidhja e kërkesave për kthimin e pronave që rrjedhin nga periudha e komunizmit dhe nga rritja e financimeve jashtë buxhetore në formën e partneriteteve publike private (PPP) që janë përdorur si instrument për rritjen e investimeve publike.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0