Ego-ja është armiku i një lidershipi të mirë - Business Magazine Albania

Ego-ja është armiku i një lidershipi të mirë

Në ditën e tij të parë si CEO i “Carlsberg Group”, një kompani globale e birrës dhe pijeve, Cees ‘t Hart-it i’u dha një kartë çelës nga ndihmësi i tij. Karta mbyllte të gjithë katet e tjera të ashensorit në mënyrë që ai të shkonte direkt në zyrën e tij në qoshe, në katin e 20-të. Përmes dritareve të saj të mëdha, zyra e tij ofronte një pamje mahnitëse të Kopenhagen-it. Këto ishin përfitimet e pozicionit të tij të ri, ato që tregonin për fuqinë dhe rëndësinë e tij brenda kompanisë.

Cees kaloi dy muajt pasardhës duke u përshtatur me përgjegjësitë e tij të reja. Por gjatë atyre dy muajve, ai vuri re se shihte shumë pak njerëz gjatë gjithë ditës. Meqenëse ashensori nuk ndalonte në katet e tjera dhe vetëm një grup i zgjedhur i drejtuesve punonin në katin e 20-të, ai rrallë ndërvepronte me punonjës të tjerë të “Carlsberg”. Cees vendosi të zhvendosej nga zyra e tij në qoshe në katin e 20-të, në një kat më të ulët, në një tryezë të zbrazët të vendosur në një vend të hapur.

Kur u pyet për ndryshimet, Cees shpjegoi: -“Nëse nuk takoj njerëz, nuk do të kuptoj se çfarë mendojnë ata. Dhe nëse nuk kam gisht në “pulsin e organizatës”, nuk mund të drejtoj në mënyrë efektive”.

Kjo histori është një shembull i mirë se si një udhëheqës punoi në mënyrë aktive, për të shmangur rrezikun e izolimit që vjen nga mbajtja e pozicioneve të larta. Dhe ky rrezik është një problem real për udhëheqësit e lartë. Me pak fjalë, sa më lart në detyrë të ngrihen udhëheqësit, aq më shumë ata rrezikojnë të krijojnë një ego të tepërt. Dhe sa më e madhe të bëhet ego-ja e tyre, aq më shumë ata rrezikojnë të përfundojnë në një “flluskë të izoluar”, duke humbur kontaktin me kolegët e tyre, kulturën dhe në fund klientët e tyre. Le ta analizojmë këtë dinamike hap pas hapi.

Lexo: Kubi i Rubikut dhe 7 mënyrat sesi të mësosh përmes tij rreth lidershipit.

Ndërsa ngjitemi në hierarki, ne fitojmë më shumë pushtet. Bashkë me këtë, njerëzit ka më shumë të ngjarë të dëshirojnë të na kënaqin duke dëgjuar më me vëmendje, duke rënë dakord më shumë dhe duke qeshur me shakatë tona. Të gjitha këto kënaqin ego-n. Dhe kur ego është e kënaqur ajo rritet. David Owen, ish sekretar i jashtëm britanik dhe neurolog dhe Jonathan Davidson, një profesor i psikiatrisë dhe shkencave të sjelljes në Universitetin “Duke”, e quajnë këtë “sindroma hubris“, të cilën ata e përcaktojnë si një “çrregullim të posedimit të pushtetit, veçanërisht të pushtetit, i cili është shoqëruar me sukses të jashtëzakonshëm, të mbajtur prej vitesh.

Një ego e pakontrolluar mund të na shtrembërojë perspektivën ose të shtrembërojë vlerat tona. Sipas fjalëve të Jennifer Woo, CEO dhe kryetar i The Lane Crawford Joyce Group, shitësi më i madh luksoz në Azi, “Menaxhimi i etjes së egos për pasuri, famë dhe influencë është përgjegjësia kryesore e çdo udhëheqësi”. Kur jemi të pushtuar nga ego-ja për më shumë pushtet, ne e humbasim kontrollin. Ego-ja na bën të ndjeshëm ndaj manipulimeve, ngushton pikëpamjen tonë dhe korrupton sjelljen tonë, duke na bërë të veprojmë kundër vlerave tona.

Ego-ja është si një shënjestër që e mbajmë me vete. Dhe si çdo shënjestër, sa më e madhe të jetë, aq më e arritshme është nga goditjet. Kështu, një ego e tepërt e bën më të lehtë për të tjerët që të përfitojnë prej nesh. Meqenëse egoja jonë dëshiron vëmendje pozitive, mund të na bëjë të ndjeshëm ndaj manipulimeve. Na bën të parashikueshëm. Kur njerëzit e dinë këtë, ata mund të luajnë me egon tonë. Kur bëhemi viktimë e nevojës sonë për t’u parë si të mëdhenj, ne priremi të marrim vendime që mund të jenë të dëmshme për veten, njerëzit dhe organizatën tonë.

Një egon e tepërt gjithashtu prish sjelljen tonë. Kur besojmë se jemi arkitektët e vetëm të suksesit tonë, ne priremi të jemi më të vrazhdë, më egoist dhe më të prirur për të ndërprerë të tjerët. Kjo është veçanërisht e vërtetë përballë pengesave dhe kritikave. Kështu, një ego e tepërt na pengon të mësojmë nga gabimet tona dhe krijon një mur mbrojtës që e bën të vështirë të vlerësojmë mësimet që nxjerrim nga dështimi.

Së fundi, një ego e tepërt, ngushton vizionin tonë. Egoja gjithmonë kërkon për informacion, i cili konfirmon atë që dëshiron të besojë. Në thelb, një ego e madhe na bën të kemi një dëshirë të fortë për konfirmim. Për shkak të kësaj, ne e humbasim perspektivën e përgjithshme dhe përfundojmë në një “flluskë”, ku shohim dhe dëgjojmë vetëm atë që na pëlqen. Si rezultat, humbasim kontaktin me njerëzit që drejtojmë, kulturën në të cilën bëjmë pjesë dhe në fund të fundit klientët dhe palët e interesit.

Shkëputja nga ego-ja mbrojtëse ose e tepërt dhe shmangia e “flluskës së udhëheqjes” është një punë e rëndësishme dhe sfiduese. Kërkon altruizëm, reflektim dhe guxim.

Këtu janë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë:

  • Merrni parasysh përfitimet dhe privilegjet që ju ofrohen në rolin tuaj. Disa prej tyre ju mundësojnë të kryeni punën tuaj në mënyrë efektive. Kjo është e mrekullueshme. Por disa prej tyre janë thjesht përfitime për të promovuar statusin, pushtetin tuaj dhe së fundmi ego-n. Konsideroni se nga cilët prej privilegjeve tuaja mund të hiqni dorë. Mund të jetë një vendi i rezervuar parkimi ose, si në rastin e Cees ‘t Hart, një leje e veçantë për ashensorin.
  • Mbështetni, zhvilloni dhe punoni me njerëz që nuk do të ushqejnë ego-n tuaj. Punësoni njerëz të zgjuar me vetëbesim për të ngritur zërin.
  • Përulësia dhe mirënjohja janë gur themeli të altruizmit. Bëjeni zakon të ndani një moment në fund të çdo dite për të reflektuar mbi të gjithë njerëzit që ishin pjesë e suksesit tuaj atë ditë. Kjo ju ndihmon të zhvilloni natyrshëm një ndjenjë përulësise, duke parë se nuk jeni vetëm ju shkak i suksesit tuaj. Përfundoni reflektimin tuaj duke dërguar në vazhdimisht mesazhe mirënjohjeje për ata njerëz.

Egoja e tepërt që vjen me suksesin – paga më e madhe, zyra më e këndshme, të qeshurat e lehta – shpesh na bën të ndihemi sikur kemi gjetur përgjigjen e përjetshme për të qenë një udhëheqës. Por në realitet, nuk e kemi gjetur. Lidershipi ka të bëjë me njerëzit dhe njerëzit ndryshojnë çdo ditë. Nëse besojmë se kemi gjetur çelësin universal për të udhëhequr njerëzit, ne sapo e kemi humbur. Nëse e lëmë egon tonë të përcaktojë çfarë shohim, çfarë dëgjojmë dhe çfarë besojmë, ne lejojmë që suksesi ynë i së kaluarës të dëmtojë suksesin tonë në të ardhmen.

HBR 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0