Edukimi i fëmijëve këtë verë. Çfarë duhet të kemi parasysh? - Business Magazine Albania

Edukimi i fëmijëve këtë verë. Çfarë duhet të kemi parasysh?

Shkolla mbaroi dhe viti shkollor nuk ishte aspak i lehtë. Orare të shkurtuara, ndryshime oraresh, mësim online e plot zhvillime për shkak të pandemisë Covid, sollën luhatje në edukim dhe vunë në pikëpyetje rezultatet e të nxënit. Por tani që po vjen vera, cila duhet të jetë zgjidhja më e mirë për fëmijët? Ka shumë prindër, të cilët të shqetësuar për mangësitë e mundshme nga shkolla po kërkojnë të vijohet me mësime e kurse jashtë shkollës. Por në fakt, psikologët sugjerojnë një relaksim të fëmijëve gjatë verës, ose mësimit përmes lojës.

Ia kemi dedikuar këtë rubrikë fëmijëve, pasi flasim për edukimin pak para hyrjes në tregun e punës, por në fakt edukimi dhe socializimi nis shumë më herët.

Me poshtë ju sjellim 3 çështje rreth kësaj nga intervistat dhe bisedat me 3 aktorë në fushën e edukimit të fëmijëve:

Zhvillimi i aftësive të buta gjatë verës

Adaptimi fillestar i fëmijëve

Roli i dados në edukimin e fëmijës

Fëmijët mësojnë përmes lojës

Edhe ne të rriturit në fakt. Por, 5 vite përvojë, e kanë bindur stafin e Kallz, se fokusi tek aftësitë e buta është një domosdoshmëri. Ndërveprimi, komunikimi, sjellja e dukur, të gjitha këto janë përfshirë në lojërat e progamit të parashikuar për këtë verë. Në fund të çdo loje fëmijët analizojnë dhe dalin në konkluzione, duke mësuar kështu përmes lojës. Ndaj programi i kësaj vere i përket një Summer School dhe jo një kampi veror.

Artikulli u publikua më parë në faqen 18  të numrit 26 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Siguroni këtu nr. 26 të saj.

Disa prej aktiviteteve që Kallz do të aplikojë dhe sygjeron edhe për qendrat dhe shkollat verore:

Krijimtari, përmes materialeve të ndryshme, ngjyra, objekte, ide të bëra së bashku për të realizuar punime individualisht dhe projekte në grup. Punimet në grup, krijojnë një bashkëveprim të jashtëzakonshëm me fëmijët. Ata janë të gatshëm të sfidojnë veten e njëri-tjetrin në realizimin e projekteve më të mira të mundshme, duke vënë të gjitha energjitë në funksion të një rezultati të shkëlqyer.

Sport, aktivitetet fizike, lojëra të mirëfillta sportive si volejboll dhe basketboll mund të jenë pjesë e përditshme e programit veror. Këto aktivitete mund të ndërthuren gjithashtu edhe me lojëra popullore dhe shumë lojëra të tjera që forcojnë shpirtin e garës dhe grupit njëkohësisht.

Art, këngë, kërcim, pikturë. Ndjekje e filmave në video projektor. Në të gjitha këto aktivitete fëmijët do të angazhohen, argëtohen, por edhe të përmirësojnë çdo ditë aftësitë e tyre.

Financat personale, fëmijët njohin karakteristikat e parasë. Përmes ushtrimeve dhe lojërave ata do të mësojnë si të shpenzojnë dhe kursejnë. Kjo është një sfidë për çdo prind dhe njëkohësisht një mundësi e artë për të ardhmen e fëmijëve. Edukimi financiar është një mundësi ideale për fëmijët. Marrja e njohurive fillestare përmes argëtimit dhe një gjuhe të thjeshtë krijon bazat për një edukim të mëtejshëm në vijim. Në mbështetje të këtij programi Kallz bazohet në programet e Bankës së Shqipërisë për edukimin financiar të ndërtuar posaçërisht për fëmijët. Grupi i vogël i fëmijëve do t’i mësojë konceptet financiare përmes librit “Derrkuci Çufo mëson të kursejë”.

Arti i komunikimit. Biseda dhe tema që nxisin komunikimin cilësor mes fëmijëve, si dhe mes tyre dhe të rriturve mund të zhvillohen gjatë verës. Rregullat e mirësjelljes dhe një komunikim i edukuar na hapin dyert te njerëzit me të cilët bashkëveprojmë. Vëmendja dhe përkujdesi për të tjerët, të dëgjuarit me vëmendje na bën empatikë. Të gjitha këto koncepte mund të zhvillohen përmes lojës dhe improvizimit të situatave konkrete.

Gatim. Vera nuk mund të konceptohet pa gatime të mira e të thjeshta njëkohësisht. Në Kallz, çdo dy javë do të ketë një ditë gatimi. Fëmijët së bashku me kuzhinierin e ftuar do të gatuajnë recetat e përzgjedhura dhe do të kenë po ashtu kohën t’i shikojnë së bashku produktet e gatuara.

Gjuhë të huaja, lojëra në anglisht apo gjuhë të tjera, nënkupton mësim përmes lojës. Kjo do të bëjë të mundur që fëmijët, jo vetëm të mos harrojnë njohuritë e marra në shkollë apo në kurse, por edhe të përmirësojnë aftësitë e tyre shprehëse.

Dituri natyre, eksplorim në vende, në florën dhe faunën e këtyre vendeve. Ndarje e një informacioni interesant, dokumentarë apo biseda rreth pasurive natyrore të shumë vendeve.

Edlina Bano

Adaptimi fillestar i prindit apo i fëmijës?

Fenomeni i ankthit që kanë prindërit kur çojnë fëmijët për herë të parë në kopësht, është i njohur, por pak flitet për të. Të gjithë fokusohemi në atë se “çfarë ndjen fëmija”, dhe mirë e bëjmë, sepse të tërë sytë “dhe veshët” tek ata i kemi. Mirëpo, teksa dëgjojmë prindërit që flasin e flasin rreth kësaj, a nuk nënkuptohet “frika dhe ankthi“ i vetë atyre? Është shumë i lexueshëm madje. Pyetja lind: “A do përshtatet fëmija im në kopësht/çerdhe?” dhe “A do të mësohet fëmija?”. Kjo duhet përkthyer: “A do të përshtatem unë me gjendjen e re?” dhe “A do të mësohem unë?” Prindi, – zakonisht mamaja (por, edhe baballarët këto vitet e fundit), u mësua të kalojë ditët-netët bashkë me foshnjën, ndaj “ndarja” nuk është e lehtë as për të! Nuk duhet anashkaluar ky fakt! Fokusohemi te fëmijët, merremi me ta, bëjmë të pamundurën që ata të ndihen rehat dhe komodë në mjedisin e ri (dhe mirë bëjmë që i bëjmë të gjitha këto, pa i ndryshuar as presjen). 

Por, harrojmë që duhet të tregojmë kujdes edhe për prindërit! Kam shumë vite që pres e përcjell fëmijë! Gjithmonë kam parë ngërç në këtë pikë! Kjo nuk ka qenë për “pasigurinë ndaj institucionit”, cilido qoftë ai. Edhe në rastet kur kanë qenë tejet të sigurtë për institucionin, prindërit janë ndier “keq” në fillim! Pra, është e brendshme kjo! Ti e linde fëmijën, e njohe, ishte i pranishëm ditët dhe muajt e parë të jetës së kësaj qenieje të mrekullueshme që buroi nga ty- dhe më pas, vetë me nismën dhe dëshirën e plotë merr vete vendimin për ta çuar fëmijën në kopësht apo çerdhe, që është vendim shumë i rëndësishëm! Je përgatitur teorikisht se çfarë dhe si do të veprosh, je i ndërgjegjshëm, si i rritur që je, se këtë vendim po e merr për të mirën e fëmijës, që ai të socializohet, të argëtohet, të mësohet dhe të bëhet i pavarur, etj. Por, edhe për të mirën tënde. Edhe ti tashmë ke nevojë të përmbushësh nevojat e tua si grua apo si njeri dhe krejt papritur e sheh veten shumë keq, të mbushen sytë me lot, emocionohesh dhe nuk kupton se kush po qan më shumë, ti apo fëmija. Nuk e kupton që ankthi yt nuk i bën mirë fëmijës. Kam parë baballarë që mbështesnin kokën te dera kryesore e kopshtit dhe qanin, kam parë nëna që aq shumë tensionoheshin sa e shpërndanin ankthin e tyre si tym në gjithë kopshtin apo çerdhen. Kjo nuk u bën mirë fëmijëve të tyre në radhë të parë, për të mos përmendur stafin e kopështit apo çerdhes. Edhe kjo ka anët e veta të tjera jo të mira. Për mendimin tim janë prindërit ata që kanë shumë nevojë të këshillohen dhe “trajnohen” më parë për adaptimin e fëmijëve në çerdhe. Ky këshillim duhet bërë në formën më të mirë të mundshme vetëm nga njerëz që e njohin situatën! Sepse gjërat janë të lidhura si hallkat e një zinxhiri. 

Nëse një prind e tejkalon me sukses këtë fazë dhe ia del të mposhtë paranojat dhe ankthin, është “gati” të bëjë ndarjen e parë të gjatë nga fëmija- dhe ia del t’i bëjë më së miri këto, atëhere është e sigurt me shumë gjasa që edhe fëmija do ta ketë shumë herë më të lehtë adaptimin e tij.

Në edukimin e fëmijëve, mos neglizhoni rolin e dados

Flet Migena Stafa, drejtuese e Asistenca Familjare

Prej sa kohësh operoni në fushën e trajnimit të dadove për fëmijë?

Zhvillojmë trajnime për kujdestare fëmijësh në ambjentet tona prej më shumë se tre vjetësh.

Në eksperincën tuaj cilat kanë qenë vështirësitë që keni hasur?

Vështirësia kryesore për ne ka qenë orientimi i zonjave të interesuara për punë si dado për kryerjen e trajnimit, sepse shumica e tyre janë nëna vetë dhe nuk mendojnë se kanë çfarë të mësojnë më shumë për rritjen dhe edukimin e fëmijëve. Gjithashtu, familjet e interesuara për dado na është dashur t’i orientojmë drejt marrjes në konsideratë të një kujdestareje profesionale për ndihmë në rritjen e fëmijëve të tyre. Me këmbëngulje të vazhdueshme kemi arritur të bindim zonjat e interesuara për punë të kualifikohen për profesionin e kujdestares së fëmijëve dhe familjet e interesuara të përfshijnë një figurë profesionale në rritjen e fëmijëve të tyre.   

Cilat mendoni se janë bazat për edukimin e fëmijëve? 

Baza kryesore e edukimit pozitiv të fëmijës është raporti dhe lidhja e fëmijës me prindërit e tij. Stili më i përshtatshëm për edukimin e shëndetshëm të fëmijës bazohet në dashuri, ngrohtësi dhe reagim pozitiv ndaj kërkesave dhe nevojave të fëmijës, si dhe përkrahje e përkushtim. Gjithashtu, drejtimi prindëror dhe kufinjtë dhe rregullat janë shumë të rëndësishëm në hedhjen e themeleve të shëndetshme të zhvillimit të tij emocional, social, fizik dhe konjitiv. Kujdestaret tona përgatiten për të identifikuar stilin e prindërimit të familjes ku punojnë si dhe modelin e atashimit prind-fëmijë në familjen ku do të punojnë, dhe të ndjekin atë model në përkujdesjen e fëmijës.   

Trajnimi i dadove tona bazohet në kërkimet shkencore të fushës së psikologjisë. Shkencave sociale dhe edukimit. 

Çfarë metodash përdorni kryesisht?

Metoda jonë bazohet në manualet europiane të kujdesit për fëmijë, të pasuruara me studimet e fundit shkencore rreth edukimit dhe mirërritjes së fëmijëve. Ne u mësojmë dadove tona sjellje profesionale, teknikat e disiplinës pozitive dhe dobitë e qëndrimit pozitiv. 

Përqasja jonë është e fokusuar tek individi dhe nevojat e shprehura ose të pashprehura të tij, dhe dadot tona trajnohen për të identifikuar problematikat dhe për të reaguar në mënyrë të përshtatshme ndaj tyre.  Programi ynë konsiston nga 14 module ku zonjat mësojnë teknika sjelljeje me fëmijët sipas moshave, disiplinën pozitive, identifikimin e stilit të prindërimit, sigurinë në punë dhe rregullat e sigurisë, ushqimin sipas moshave, lojën sipas moshave, terapinë e lojës, proçesin e atashimit, rregullat e edukimit të fëmijëve që nga ushqimi deri te fjetja, urgjencat dhe ndërhyrjen e ndihmës së parë sipas moshave të fëmijëve, sëmundjet e fëmijëve, identifikimi dhe përkujdesja për to, këngë, vjersha e lojra etj. Gjithashtu, kujdestaret tona kanë mundësinë të kryejnë dhe praktikën në familje me fëmijë përveç teorisë, pas përfundimit të së cilave pajisen me çertifikim në profesionin e kujdestares së fëmijës.

Cila do të ishte këshilla juaj për të gjithë prindërit në lidhje me edukimin e fëmijëve?

Prindërit rekomandohen të krijojnë kufinj dhe të jenë konsistentë me disiplinën, të gjejnë kohë për të kaluar me fëmijët e tyre, dhe të jenë një model i mirë për ta.

Artikulli u publikua më parë në faqen 18  të numrit 26 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Siguroni këtu nr. 26 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #29 - Korrik 2022

Art në biznes & biznes me art

Ky numër vjen me tema të fushave të paprekura më parë nga ne.

Sipërmarrja gjendet kudo, ndaj këtë radhë u ndalëm tek industria e modës dhe kinematografia. Arti është një fushë ku mund të lulëzojnë shumë sipërmarrje të suksesshme. Përmes investimit në art, jo vetëm bëjmë biznes, por i shërbejmë shumë më tepër identitetit shqiptar, duke krijuar mundësi të promovohen e të njihen në tregje globale, vendi, kultura dhe tradita shqiptare. Pra, të hapet rruga edhe për turizëm dhe eksporte më të mëdha.

Sot vijmë me artikuj dedikuar modës, sfidave aktuale, ndikuar nga kriza e çmimeve të larta, por edhe mundësive për zbulimin e talenteve. Muza Competition, konkursi i artistëve të rinj u kurorëzua me 10 finalistë nga diaspora dhe fitoren e një vajze të re. E sapodiplomuar në Amerikë, Alisa Dudaj, spikati, duke treguar me punimet e saj talentin dhe vlerësimin e traditës. Businessmag beson tek talentet dhe synon të frymëzojë përmes tyre. Në fushën e artit ju mund të nisni një startup, ndaj në faqen kryesore sjellim stilisten e re.

Një tjetër industri që po lulëzon mes vështirësish është ajo e kinematografisë. Financat publike vendase janë të ulëta dhe kineastët kërkojnë vë…

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0