startup sauna

Edlira Kasaj: Sauna Finlandeze për Startupet Shqiptare


Edlira Kasaj e apasionuar pas startup-eve, e ka nisur karrierën e saj duke krijuar biznese të vogla.  Ajo është e diplomuar në Informatikë në Universtitetin e Tiranës dhe zoterën një Master në Administrim Biznesi me fokus në Menaxhim Strategjik nga Universiteti i Lancaster në Mbretërinë e Bashkuar.  Me një eksperiencë 14 vjeçare në institucione shtetërore, universitete dhe sektorin privat, Edlira krijoi dhe drejtoi për tre vjet e gjysëm Qendrën Protik, nga e cila nisën një numër i madh iniciativash që synonin të ndërtonin një ekosistem të qëndrueshëm sipërmarrjeje në Shqipëri.

Përshëndetje!

1. Çfarë është Startup Sauna?

Një nga aktivitetet më interesantë për sipërmarrësit që kërkojnë investime dhe vizibilitet në skenën europiane Startup Sauna, pas një edicioni të suksesshëm në Kosovë, vjen në Tiranë. Një aktivitet 1 ditor i cili u krijon mundësinë sipërmarrësve Shqiptarë të prezantojnë bizneset e tyre përpara ‘serialpreneurve’ dhe investitorëve nga Finlanda dhe rajoni.
Startup Sauna synon të identifikojë startup-et me potencial dhe tu krijojë atyre mundësinë për tu mentoruar e akseleruar me qëllim gjetjen e investitorëve. Gjithashtu, u krijon mundësinë startup-eve për tu lidhur me startupe nga rajoni dhe vendet nordike.

Aktiviteti zhvillohet në datë 17 Shtator në Institutin Kanadez të Teknologjisë ora 9:00. Për të marrë pjesë startup-et duhet të rregjistrohen në http://startupsauna.com/localevent/tirana/ përpara datës 12 Shtator 2015.

2. Kush janë organizatorët në nivel global? Hera e parë që bëhet nje event i tillë në Shqipëri?

Startup Sauna është një organizatë jofitimprurëse finlandeze e cila ka si qëllim të përmirësojë ekosistemin e sipërmarrjes në rajonin e Europës Jug lindore, Europës Veriore dhe Rusisë.
Startup Sauna organizon një nga akseleratorët më të suksesshëm në Europë dhe rekruton startup-e nga rajonet e përmendura më sipër duke organizuar aktivitete lokale 1 ditore në vendet e interesit.
Me inciativën e kolegut kosovar Kushtrim Xhakli, një sipërmarrës serial që bën biznes në Europë, sjellim për herë të parë Startup Sauna në Tiranë.

3. Duket se kemi një “boom” aktivitetesh ku synohet mbështetja e Sipërmarrjeve të reja në Shqipëri. Çfarë sjell ndryshe Startup Sauna?

Së pari, Startup Sauna nuk interesohet thjesht për idetë, dmth në ndryshim nga Startup Weekend, Startup Sauna targeton sipërmarrës të cilët e kanë krijuar tashme modelin e biznesit të tyre, dhe kanë një produkt të gatshëm ose pothuaj të gatshëm, sigurisht startupet me projeksionet financiare dhe klientë konkretë jane të preferuar.

Së dyti, Startup Sauna nuk duhet të ketë patjetër fitues. Mentorët mund të largohen pa pasur domosdoshmërisht një skuadër e cila kualifikohet për të vazhduar më tej bashkëpunimin me ta.

Së treti, Startup Sauna është një aktivitet i mbyllur. Në 17 Shtator gjatë aktivitetit do të ndodhen në sallë vetëm skuadrat e regjistruara dhe të përzgjedhura dhe mentorët. Ne e sjellim Startup Sauna në Tiranë, si dy individë të apasionuar pas sipërmarrjes me dëshirën për të kontribuar sado pak në ndërtimin e një ekosistemi të shëndetshëm në Tiranë.

Së fundi, Startup Sauna është një aktivitet që nuk premton çmime, por premton ndihmë konkrete për startup-e që kanë seriozitetin dhe përkushtimin për ta bërë biznesin e tyre një sukses jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon e më gjerë.

4. Kush mund të aplikojë? A ka kritere apo fusha specifike të operimit?

Çdo startup me një model biznesi të qartë kualifikohet për të aplikuar. Pavarësisht nëse ka pak muaj që ka nisur apo edhe një apo dy vjet, i inkurajoj të aplikojnë. Formulari i aplikimit është i qartë dhe orienton mbi çfarë ju duhet mentorëve për të vlerësuar startup-in.

5. Nëse jam një startup, përse të marr pjesë në Startup Sauna?

a. Sepse ke shansin të bisedosh për biznesin tënd me mentorë që kanë 20 vjet eksperiencë në sipërmarrje. Ke shansin të kuptosh më shumë për çfarë duhet të përmirësosh për të arritur suksesin maksimal.

b. Sepse ke mundësinë të përzgjidhesh për të marrë pjesë në një akselerator biznesi në Helsinki e më pas të sigurosh investitorë për biznesin tend.

c. Sepse ke mundësinë të përzgjidhesh për të marrë pjesë në Slush, konferenca më e madhe dedikuar sipërmarrjes dhe investitorëve në Europë.

6. Çfarë mund të ndodhë pas pjesëmarrjes në Slush? 

Gjithçka.
Sipërmarrësit mund të njihen me partnerë potencialë, mund të gjejnë një investitor të interesuar. Mund të kuptojnë që modeli i biznesit të zgjedhur ka nevojë për ndryshime etj.

7. Mund të përmendësh shembuj që kanë marrë pjesë dhe ja kanë dalë të thithin investime për të qenë të suksesshëm në arenën ndërkombëtare?

Akseleratori i Startup Sauna ka 145 startup-e të ‘diplomuar’ të cilët kanë përfituar rreth 37 million USD fonde nga investitorë europianë. E gjithë kjo, në vetëm 3 vjet. Në edicionin e Kosovës 2 startup-e tërhoqën vëmendjen e mentorëve. Ata morën disa ‘detyra shtëpie’ në mënyrë që të ndihmonin mentorët të kuptonin më mirë modelin e biznesit. Fatkeqësisht asnjë nga skuadrat nuk mundi të vazhdojë më tej.

Shpresoj shumë që në edicionin e Tiranës, do mund të çojmë një startup në Helsinki, e nëse mund të vazhdoj të ëndërroj, ky startup të kthehet së bashku me një ose dy investitorë që do ta ndihmojnë të kthehet në një biznes të njohur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0