E ruajtur në mënyrë të përkryer, gjendet anija 400 vjeçare në fund të ujërave të Detit Baltik

Gjendet një anije pothuajse perfekte, pavarësisht se ka kaluar 400 vjet nën ujë. Zbulimi misterioz u bë nga zhytësit ndërsa eksploronin në Detin Baltik në brigjet e Finlandës. Zhytësit, nga skuadra jofitimprurëse Badewanne, kanë hasur në anije të mbytura më parë, por asnjëherë aq të vjetër dhe të padëmtuar sa anija tregtare Holandeze.

LEXO: Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një rezervuar ujor në planetin xhuxh, Ceres

Anija daton në shekullin e 17-të, kur Perandoria Holandeze shtrihej në pesë kontinente, duke u bërë një superfuqi ekonomike, që ishte përgjegjëse e vetme për gjysmën e transportit Evropian deri në vitin 1670. Anija quhet ‘fluyt’, një lloj anijeje e krijuar për të transportuar ngarkesë maksimale me vetëm disa ekuipazhe.

Edhe pse shumë prej këtyre anijeve ishin shumë të përdorura në atë kohë, pak shembuj kanë mbetur në ditët e sotme. Anija është gjetur rreth 85 metra poshtë sipërfaqes dhe pavarësisht nga disa dëmtime të vogla nga rrjetat moderne të peshkimit, është kryesisht e paprekur. Temperaturat e ftohta, errësira dhe nivelet e ulëta të kripës nënkuptojnë se organizmat që zakonisht ushqehen nga anije prej druri nuk janë të pranishëm. Anija është në një gjendje kaq të mirë, saqë ekspertët ende nuk janë të sigurt cila ka qenë arsyeja pse u mbyt.

The Sun

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale