E fiksuar me imazhin e përsosur, 19-vjeçarja gjendet e varur në shtëpi

Një adoleshente problematike vrau veten pasi paralajmëroi një shoqe në telefon. Chloe Davison, 19 vjeç, u gjet e varur në shtëpinë e familjes së saj në Qarkun Durham më 20 dhjetor.

E reja po fliste në telefon me shoqen saj duke i thënë se e kishte lidhur litarin rreth qafës dhe do të bënte vetëvrasje, para se linja të shkëputej. Ekuipazhet e urgjencës shkuan menjëherë në shtëpinë e saj, por nuk ishin në gjendje ta shpëtonin dhe ajo u shpall e vdekur në vendin e ngjarjes.

Hetimi zbuloi se Chloe kishte qenë duke marrë mbështetje për shëndetin mendor që në moshën 16 vjeç dhe kishte një histori të vetëdëmtimit dhe pirjes së tepërt. Para vdekjes së saj, familja e saj ishte shprehur e shqetësuar për kujdesin që mori nga Tees Esk dhe Wear Valley Foundation Trust, i cili duket se e kishte larguar atë nga një ekip çrregullimesh, por nuk arriti të emërojë një punëtor mbështetës.

Familja e saj zbuloi më parë se si Chloe ishte fiksuar me imazhin e përsosur dhe do të hiqte fotot e vetes nëse nuk do të merrnin pëlqime të mjaftueshme në mediat sociale. Ajo gjithashtu kërkonte nga familja e saj që të pëlqenin fotot e saj. Nëna e saj Clair deklaroi se atw e vranë rrjetet sociale.

Ajo i tha Newcastle Chronicle: Ndikimi që ka, veçanërisht te të rinjtë, mund të jetë shkatërrues. Rrjetet sociale morën jetën e Chloe, qoftë Snapchat apo Facebook. Ajo e kishte të vështirë të shoqërohej duke qenë në shkollë. Rrjetet sociale ishte mënyra e saj për të kaluar ditën. Ajo nuk dilte shumë. Të rinjtë kanë nevojë për më shumë ndihmë dhe edukim në mediat sociale.

SUN

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0