E ardhmja e punëve : Promovimi i industrisë STEM në thyerjen e steriotipeve gjinore - Business Magazine Albania

E ardhmja e punëve : Promovimi i industrisë STEM në thyerjen e steriotipeve gjinore

STEM

Shkruar nga Kamela Braho, Kontributor

Ne jetojmë në një botë që ndryshon me shpejtësi, ku përparime të mëdha teknologjike shpallen pothuajse çdo ditë. I ashtuquajturi revolucion i katërt industrial, karakterizohet nga teknologjia e jashtëzakonshme dhe një tranzicion dixhital. Ka një bashkim intesiv të botës fizike, dixhitale dhe biologjike. Ndërsa kjo është një kohë e mundësive dhe emocioneve të mëdha për të ardhmen, ne duhet të sigurojmë që të ecim përpara në një mënyrë të integruar dhe gjithëpërfshirëse. Në këtë nivel janë gratë ato të cilat duhet të jenë në ballë të këtij revolucioni dhe një theks mbi barazinë e nevojshëm për suksesin e tij.

Ndërsa ndërmarrim hapa drejt së ardhmes sonë, është e qartë se ekonomia do të mbizotërohet nga industritë STEM në zemër të përparimeve të teknologjisë, si inxhinieria dhe shkenca kompjuterike. Për më tepër, këto industri parashikohet të nxisin rritjen më të shpejtë dhe punët më të paguara të së ardhmes. Hulumtimet kanë zbuluar se një punonjës tipik STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri, matematikë) fiton tashmë mbi dyfishin e shumës së një punonjësi jo-STEM, dhe ky trend do të diversifikohet.

Prandaj, ndërsa ne ecim përpara me këtë industri duhet të sigurojmë që gratë dhe vajzat të mos jenë më pakicë, por të përfaqësohen gjerësisht në të gjitha nivelet. Eliminimi i paragjykimeve stereotipike në profesione dhe mbështetja e vajzave të reja që dëshirojnë të studiojnë dhe të punojnë në fushat STEM është më urgjente se kurrë më parë. Në BE, mbetet një hendek thelbësor gjinor pasi vetëm rreth 19% e specialistëve të TIK-ut dhe një e treta e të diplomuarve në STEM janë gra.

Në nivel global, vlerësohet se vetëm 20% e të diplomuarve në inxhinieri janë gra, dhe gratë me ngjyrë ende përbëjnë më pak se 2% të të gjithë profesionistëve të inxhinierisë. Mungesa e përfaqësimit shtrihet në të gjitha nivelet, por gratë janë veçanërisht të nënpërfaqësuara në lidership: në teknologji gratë përbëjnë rreth 24% të roleve drejtuese dhe në infrastrukturë është deri në 16%.

Për të inkurajuar gjeneratën e ardhshme të grave që të hyjnë në fushat STEM, atyre duhet t’u paraqiten modele të roleve të cilëve mund t’u drejtohen për frymëzim dhe atyre duhet t’u sigurohen të gjitha mjetet e nevojshme për të pasur sukses në përpjekjet e tyre të zgjedhura.

Ndikime të tilla si stereotipet gjinore të mbajtura nga familjet ose komunitetet në kompetencën e vajzave në STEM, mungesa e modeleve të rolit dhe faktorët kulturorë, të gjithë kontribuojnë në një numër të reduktuar të grave që fitojnë arsimim ose punë të tilla.Ky është qëllimi esencial i shumë prej organizatave jo fitimprurëse të cilat po ndihmojnë për të përballuar valën e mosveprimit, pabarazisë dhe stigmës. Janë disa projekte globale, që funksionojnë tani në disa vende të rajonit sikurse në vendin tonë , që edukojnë, mundësojnë dhe fuqizojnë gratë të eksplorojnë karrierën në STEM. Ndërsa programi fokusohet në mbështetjen e vajzave për të marrë një arsim STEM, si dhe në mentorimin e karrierës, këto projekte gjithashtu punojnë për të trajtuar paragjykimet midis familjeve dhe komuniteteve të vajzave.

Lexo: Prodhohet roboti që lehtëson punën e njerëzve

Ndërkohë, punëdhënësit në bizneset STEM duhet të përpiqen të tërheqin dhe mbajnë gratë për të rritur diversitetin. Hulumtimet tregojnë se ekipet e ndryshme janë më të mira në marrjen e vendimeve 87% të kohës dhe fuqitë punëtore të ndryshme të një kompanie kanë 70% më shumë gjasa për të kapur më shumë tregje, gjë që nga ana tjetër sjell fitime.

Progresi i grave në STEM deri më tani ka qenë i ngadaltë dhe nuk është arritur pothuajse mjaftueshëm. Tani është shansi për të përfituar nga ky revolucion teknologjik dhe për të çuar përpara shoqëritë tona së bashku, duke mos lënë askënd pas. Bota ka nevojë për angazhim dhe veprim më të madh për objektivat e barazisë gjinore. Puna brilante e organizatave po kryejnë punë novatore, por këto iniciativa nuk mund ta ndryshojnë botën të vetme. Ne duhet të investojmë dhe të promovojmë barazinë gjinore në biznes, qeveri, legjislacion dhe kulturë për një ekonomi gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0