E ardhmja e makinës Bentley duket fantastike (VIDEO) » Business Magazine Albania – Media Dixhitale dedikuar Sipërmarrjes
Përditësuar së fundmi: 17/07/2019

E ardhmja e makinës Bentley duket fantastike (VIDEO)

Share
nga Eridon Elshani
Kor 17, 2019
-Manages Business Mag Kosovo -Studies Philosophy at University of Prishtina
lexo me teper >

Bentley po feston 100 vjetorin e lindjes. Por në vend që të rishikojë të kaluarën, kompania po shikon drejt së ardhmes me konceptin elektrik dhe autonom EXP 100 GT. I prezantuar sot në selinë qendrore të Bentley në Crewe, koncepti i ri duket i jashtëzakonshëm nga çdo kënd.

Një përzierje e karakteristikave futuriste, koncepti EXP 100 GT ka një pamje imponuese. Grila masive (e përbërë nga 6,000 llamba LED), të ndara nga një copë e hollë bakri, i jep tabelës së përparme një pamje ‘të pagabueshme’.

Modeli EXP 100 GT është i gjatë 5,8 metra, 2,4 metra i gjerë dhe peshon 1900 kilogramë.

Ky model Bentley është  shumë më tepër se sa thjeshtë një makinë e bukur. Brenda këtij trupi të bukur fshihet një motor elektrik, i cili i cili i arrin 96 kilometra në orë për 2,5 sekonda dhe një shpejtësi maksimale prej 300 kilometrave në orë. Me gjithë atë fuqi, koncepti vazhdon të mbulojë një distancë prej 700 kilometrave me një karikim të vetëm. Bentley gjithashtu thotë se mund të karikojë deri në 80 për qind të energjisë në vetëm 15 minuta nëpërmjet karikimit të shpejtë.

“EXP 100 GT përfaqëson llojet e makinave që ne duam të bëjmë në të ardhmen”, vë në dukje drejtori i dizajnit të Bentley, Stefan Sielaff.

“Ashtu si ato modelet e famshme Bentley të së kaluarës, kjo makinë lidhet me emocionet e pasagjerëve të saj dhe i ndihmon ata të përjetojnë dhe të mbrojnë kujtimet e udhëtimeve të tyre më të mira”.

Bentley nuk ka plane për të ndërtuar EXP 100 GT në formën e saj aktuale. Por, koncepti shërben si frymëzim për dizajnin dhe teknologjinë e ardhshme.

Motor1