E-Albania: Procesi që AKSHI ka nisur me bankat ka për qëllim përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publik - Business Magazine Albania

E-Albania: Procesi që AKSHI ka nisur me bankat ka për qëllim përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publik

E-Albania: Procesi që AKSHI ka nisur me bankat ka për qëllim përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publik

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) në një njoftim zyrtar ka garantuar qytetarët shqiptarë se bashkëpunimi që AKSHI ka nisur me bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë ka për qëllim përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publike të ofruara nga e-Albania.

Platforma e-Albania nuk ka asnjë lidhje me të dhënat bankare. Procesi i marrjes së shërbimit dhe pagesës së tij kryhen në dy platforma krejt të ndryshme nga njëra- tjetra, ndërsa njëra jep shumën për t’u paguar, tjetra konfirmon pagesën, pa asnjë akses në të dhënat reciproke. AKSHI sqaron qytetarët se në e-albania është e njëjta mënyrë autentifikimi që përdorin edhe bankat sot  e se si në cdo rast tjetër edhe këte herë e- Albania do të shërbejë vetëm si platformë ndërlidhëse e komunikimit digjital mes qytetarëve dhe intitucioneve.

Qytetarëve dhe bizneseve do t’u jepet mundësia që për cdo shërbim publik të kërkuar të mund të përzgjedhin vetë bankën e nivelit të dytë, tek e cila kanë një llogari dhe nga ku mund të kryejnë pagesat/ detyrimet, nëpërmjet instrumentave digjitalë që ofron banka e përzgjedhur nga ai/ajo vetë.

Banka do të njihet direkt me këto të dhëna dhe pas kryerjes së pagesës institucioni për të cilin qytetari apo biznesi ka kërkuar shërbim, do të marrë në kohë reale konfimimin e kryerjes me sukses të pagesës, që të vijojë paralelisht me dhënien e shërbimit.

Ky proces bashkëpunimi ka nisur nxitur nga kërkesat e vazhdueshme të qytetarëve dhe bizneseve për të përfituar edhe me pagesat elektronike për shërbimet publike online të njëjtat lehtësira që gjejnë për të gjitha llojet e shërbimeve që ofron sot e-Albania.

Janë 1226 shërbime elektronike, ose 95% e shërbimeve publike, të cilat që nga 1 maj i këtij viti merren tërësisht online, që nga aplikimi deri në marrjen e dokumentit administrativ final me vulë elektronike ose nënshkrim elektronik. Disa nga këto shërbime referuar dhe bazës ligjore për ofrimin e tyre nga institucioni që i ofron ato kanë pjesë të procesit të marrjes së shërbimit dhe kryerje pagese.

Mund të paguash që nga fatura e energjisë elektrike, pagesën e taksës vjetore të mjeteve, kopjen e kartelës së pasurisë e po ashtu dhe detyrimet tatimore sic janë: tarifat kombëtare, tatimin mbi të ardhurat personale, tatim fitimin si dhe bizneset nën juridiksionin e Bashkise Tirane mund te paguajne online dhe te gjitha taksat dhe tarifat vendore.

Pra procesi i pagesave online për marrjen e shërbimeve elektronike ka qenë funksionale përmes e-albanias prej vitesh.

Ky bashkëpunim i AKSHI-t me bankat po hyn në këtë fazë të dytë me qëllim për ta zgjeruar e shtuar edhe më tej numrin e bankave që ofrojnë pagesa online për shërbimet elektronike; për lehtësimin e mëtejshëm të procesit të këtyre pagesave si dhe për të siguruar verifikime edhe më të shpejtë nga c’janë aktualisht, të këtyre pagesave, bëhet e ditur  në njoftimin zyrtar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0