Dyfishohet numri i blegtorëve përfitues nga Skema Kombëtare - Business Magazine Albania

Dyfishohet numri i blegtorëve përfitues nga Skema Kombëtare

blegtorë

Blegtoria zë një vend të rëndësishëm në politikat e mbështetjes me subvencione në sektorin e bujqësisë.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bëri të ditur se në Skemën Kombëtare 2023 do të financohen të gjithë blegtorët aplikantë.

Më shumë se 80% e aplikimeve të blegtorëve janë verifikuar në terren dhe shumë shpejt fermerët blegtorët pritet të tërheqin paratë që buxheti i shtetit ka përcaktuar për ta.

Konkretisht, në blegtori do të mbështeten fermat me jo më pak se 10 krerë lopë, në vlerën deri në 10 mijë lekë/krerë, por jo më shumë se 500 mijë lekë për subjekt.

Ndërsa tek të imtat do të mbështeten fermat me jo më pak se 100 krerë dele\ose dhi, por jo më shumë se 360 mijë lekë për subjekt.

Buxheti për Skemën Kombëtare këtë vit kap  vlerën e 3.3 miliard lekëve.

Financimi për blegtorinë nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në bujqësi, për vitin 2022, u rrit në 1 517 325 200 lekë ndaj 1.030.784.000 lekë që ishte në vitin 2021. 6 211 blegtorë, përfituan nga Skema e Mbështetjes, për vitin 2022, kundrejt 4 316 blegtorëve që përfituan në vitin 2021.

Ndërkohë, këtë vit numri i blegtorëve përfitues parashikohet gati të dyfishohet krahasuar me vitin 2021.

Sot fermat e mëdha blegtorale merren jo vetëm me mbarështimin e bagëtive dhe prodhimin e qumështit, por në sajë të programit IPARD II po shohin mundësinë e zgjerimit të kapaciteteve edhe në përpunimin e qumështit, përmes blerjes së makinerive dhe pajisjeve të teknologjisë së lartë që garantojnë ruajtjen e cilësisë së qumështit.

Lexo: Gratë fitojnë më shumë terren në biznes

Konsolidimi dhe formalizimi i këtij sektori, bashkë me punën e madhe të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucioneve përkatëse për rritjen e sigurisë ushqimore, bëri që Shqipëria të niste në fund të vitit 2022 eksportet e mishit drejt Arabisë Saudite duke shënuar kështu një zhvillim madhor për blegtorinë dhe tregjet e reja të eksporteve bujqësore.

Sot është rritur me 32% numri i krerëve të therura në thertore të certifikuara, ndërsa është forcuar roli i ISUV si laborator i referencës dhe busull e sektorit me më shumë se sa 1.8 milionë euro investime, dhe rritje me 30% të pagës së tyre.

ATSH

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0