Dubai do të lançojë diplomën e parë për influencerët e rrjeteve sociale

Dubai do të lançojë diplomën e parë për influencerët e rrjeteve sociale


Programi i zhvilluar në bashkëpunim me Shkollën për Komunikim Mohammed bin Rashid (MBRSC), të Universitetit Amerikan në Dubai, planfikon të trajnojë influencerët e rrjeteve sociale arabe në komunikim strategjik dhe t’u mundësojë atyre që të prodhojnë përmbajtje efektive në platformat e rrjeteve sociale.

Programi, i shpallur për herë të parë në Tetor të vitit të kaluar, synon gjithashtu të zgjerojë njohuritë profesionale të influencerëve të rrjeteve sociale arabe dhe t’u mundësojë atyre që të prodhojnë përmbajtje inovative dhe efektive në një mjedis që po ndryshon me shpejtësi, njoftoi agjensia shtetërore e lajmeve WAM.

Lexo: Ja sa paguhen njerëzit më të famshëm në botë për postimet e sponsorizuara në Instagram

Mona Al Marri, presidente e Dubai Press Club, tha: “Programi është në përputhje me vizionin e Dubai-t për të zhvilluar dhe fuqizuar individë të talentuar në fusha të ndryshme dhe të fuqizojë rolin dhe kontributin e tyre në komunitet.

“Lançimi i programit të parë akademik të këtij lloji në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut për influencerët e rrjeteve sociale, do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në përmbajtjen e medias që prodhohet në platformat e rrjeteve sociale në të gjithë rajonin.”

Ali Jaber, Dekan i MBRSC, theksoi rëndësinë e programit dhe tha se reflekton strategjinë dhe angazhimin e MBRSC për zhvillimin e talenteve në fushën e medias dhe komunikimit.

Ai tha: “Programi u zhvillua nga një grup elitar profesorësh universitetar me specializime të ndryshme në media, komunikime strategjike, gazetari dhe inovacion mediatik. Ai do të përfshijë të gjitha aspektet e rrjeteve sociale përmes gjashtë kurseve”.

Lexo: Një influencer shpjegon se si i ka fituar 50,000 dollarë nga video-ja e tij në YouTube

Arabianbusiness

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0