Drejtoresha e Youtube thotë se shpesh nuk i lë 5 fëmijët e saj të përdorin telefonat e tyre - Business Magazine Albania

Drejtoresha e Youtube thotë se shpesh nuk i lë 5 fëmijët e saj të përdorin telefonat e tyre


Drejtoresha e Përgjithshme e YouTube, Susan Wojcicki ka pranuar se ajo ka një orar rigoroz për kohën që fëmijët e saj kalojnë në internet.

Susan, e cila drejton një ndër platformat më të mëdha për video-n, tha në një intervistë me The Guardian se është e rëndësishme që pesë fëmijët e saj të përqendrohen në “të tashmen”.

“Njerëzit duhet të mësojnë se kur është koha [për t’u përqendruar] në bisedë, dhe kur është në rregull të shikoni një video ose të bëni aktivitete të tjera në internet,” tha ajo.

Për këtë qëllim, Susan tha se shkurtimi i kohës që fëmijët e saj kalojnë në internet mund të jetë diçka efektive. “Unë kam raste kur ia marrë të pesë fëmijëve telefonat, veçanërisht kur jemi në pushime familjare sepse dua që njerëzit të bashkëveprojnë me njëri-tjetrin”, tha ajo. “Kështu, unë i marr telefonat e tyre dhe them:” Të gjithë do të përqendrohemi të jemi prezent sot. “”

Drejtoresha e YouTube tha se ajo dëshiron që fëmijët e saj të jenë përgjegjës për  kohën që ata shpenzojnë në telefonat e tyre dhe të mësojnë “metoda të vetë-kontrollit”.

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0