“Tatimet dhe Doganat” mblodhën 19.3 miliardë lekë, ose 10.6 % më shumë se një vit më parë. Ndërsa krahasuar me planin, kjo shifër është 1.3 miliardë lekë më shumë. Rritje ka patur sa i përket të ardhurave nga taksat doganore dhe akciza që siç thotë Ministria e Financave reflekton rritjen e sasisë së cigares së importuar dhe mallrave të tjera të akcizës.
Ndërsa zërat që kanë pësuar rënie janë të ardhurat nga renta minerare me 36.7 %, çka reflekton rënien drastike të çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, me një efekt zinxhir edhe në perfomancë jo të mirë të TVSH-së nga importi, me rënie 1.9 %.
Në kahun tjetër, atë të shpenzimeve qeveria vazhdon të kursejë duke patur një realizim prej rreth 89% krahasuar me planin ose rreth 25.4 miliardëlekë më pak. Vlerën më të madhe të mos shpenzimit e kanë ato për investime publike dhe për pushtetin vendor. Ndërsa vazhdon të kemi një suficit buxhetor prej rreth 18 miliardë lekë.