Distria Krasniqi i sjell Kosovës medalje të Artë nga Tokyo 2020 - Business Magazine Albania

Distria Krasniqi i sjell Kosovës medalje të Artë nga Tokyo 2020

Distria Krasniqi

E para në xhudo për femrat. Distria Krasniqi sjell një medalje të artë në Kosovë nga Lojërat Olimpike Tokyo 2020.

Distria Krasniqi merr pjesë në kategorinë deri në 48 kg. Ajo arriti të mund në finale japonezen Funa Tonaki. Kosova po thyen rekorde në këtë sport dhe në përgjithësi në lojërat olimpike. Në dy olimpiadat e fundit ajo siguroi medalje ari.

Lajmi u mirëprit dhe ka entuziazmuar mbarë shqiptarët. Personalitete në ndryshme i kanë uruar sportistes arritjet në karrierën, duke theksuar se kjo është një arritje edhe më e madhe për Kosovën.

Presidenti i vendit uroi Distria dhe ekipin që përfaqëson Kosovën në Japoni duke e quajtur atë më të mirën e botës.

Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës! Përgëzime Dritonit dhe mbarë ekipit, që kurrë nuk zhgënjen!

Kryeministri Rama e quan atë Luanëshë në postimin e tij në Facebok. Ndërsa për kryetarin e partisë demoratike, ajo është krenari.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0