Disa shprehje që duhet t'ia thoni me patjetër vetes çdo mëngjes! - Business Magazine Albania

Disa shprehje që duhet t’ia thoni me patjetër vetes çdo mëngjes!

Pse kemi nevojë të duam dhe të na duan? Nga vijmë? Ku do shkojmë kur të vdesim? Pse vdesim? Cili është qëllimi i jetës sonë? Shumë mendimtarë, filozofë, aktivistë dhe artistë të mëdhenj janë përpjekur për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve gjatë jetës së tyre dhe kanë lënë prapa një trashëgimi të tyre me thënie shumë inspiruese.

Tregohu aq i fortë në veprime, sa je në mendime (William Shakespeare)

• Imagjinata i është dhënë njeriut për të kompensuar atë që ai nuk është, dhe një sens humori për të ngushëlluar veten për atë që është (Oscar Wilde)

• Nëse në botë do të kishte një numër më të madh njerëzish që dëshirojnë më shumë lumturinë e tyre se sa jo-lumturinë e të tjerëve, do të jetonim në parajsë tani (Bertrand Russell).

Çdokush mund të zemërohet, është e lehtë, por të zemërohesh me njeriun e duhur në momentin e duhur dhe me qëllimin e duhur, dhe në mënyrën e duhur, kjo nuk është në fuqinë e askujt dhe nuk është aspak e lehtë (Aristoteli)

• Asnjë s’mund të të bëjë të ndihesh inferior pa lejen tënde (Eleanor Roosevelt)

• I fortë është ai që është në gjendje të kap çdo komunikim mes shqisave dhe mendjes (Napoleon Bonaparte)

• Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje për t’i treguar atyre të veprojnë me përgjegjësi, ndërsa njerëzit e këqij do ta gjejnë një mënyrë për të thyer ligjet (Platoni)

• Ajo që nuk më vret më bën më të fortë (Friedrich Nietzsche)

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0