Disa mënyra që dëmtojnë imazhin dhe pozitën tuaj të punës - Business Magazine Albania

Disa mënyra që dëmtojnë imazhin dhe pozitën tuaj të punës

imazh

Shkruar nga Erblina Idrizi

Shumica e profesionistëve interesohen se çfarë mendojnë për ta kolegët  dhe eprorët e tyre. Kjo sepse mënyra se si njerëzit ju perceptojnë shpesh është faktori përcaktues nëse do të rriteni në detyrë. Ka shumë elementë që përcaktojnë se cili është reputacioni i punës në të vërtetë dhe nuk është gjithmonë e lehtë të mbash të njëjtin nivel. Sigurisht që cilësia e punës suaj ka rëndësi, por veprimet e vogla që bëni çdo ditë shtohen për të krijuar një pamje më të madhe se kush jeni. Më poshtë, gjeni grackat më të zakonshme që njerëzit nuk e kuptojnë se po e dëmtojnë veten.

Të thuash çdo herë ‘Po’ për gjithçka

Mund të të duket e thjeshtë dhe si lojë ti thoni PO çdo gjëje edhe atëherë kur jeni i zënë. Mund t’ju duket një mënyrë e pagabueshme për të arritur majat e performancës, por në të vërtetë, mund të të zhysë në një pozitë pune specifike që nuk e dëshironi fare, ose në një rast tjetër mund të dukeni i pangopur.

Nëse gjithmonë merrni përsipër detyra, do të vijë një moment kur do të bëheni të pazëvendësueshëm, dhe jo në një mënyrë të mirë.  Shpesh, kur njerëzit i thonë “po” çdo detyre që u paraqitet, ata shihen si aq “të mirë” në rolin e tyre saqë bëhen personi i vetëm që mund ta bëjë atë.

Ata nuk janë ngritur kurrë në pozitë, sepse janë bërë personi më i mirë në botë në plotësimin e këtij roli pune. Në një kuptim, ata bëhen aq sinonim me rolin, saqë nuk konsiderohen më për t’u rritur në detyrë.

Pra, në vend që të kafshoni më shumë sesa mund të përtypni, qëndroni në projekte që ju interesojnë dhe që realisht keni kohë për ti bërë.

“Në Zonë” në Zyrë

Nuk ka asgjë të keqe të jesh i/e përqëndruar, por është e rëndësishme të bësh një përmbledhje të mënyrës sesi vepron çdo ditë. “Nëse po kalon pranë dikujt, a po buzëqesh? A thua përshëndetje? Me falni!  Apo çdo herë dukeni të nxituar?”

Ndonjëherë, duke mbajtur kokën ulur dhe të përqendruar në qëllime vetjake, mund të konsiderohet si një paraqitje negative ose një qëndrim jo miqësor. Njerëzit kanë vëmendje për të gjitha veprimet e vogla që bëni, prandaj sigurohuni që të jeni të vetëdijshëm për atë që po bëni dhe si reflektoni.

Ju intereson vetëm çfarë mendon shefi

Shefi juaj nuk është personi i vetëm që ka rëndësi në punë. Edhe kolegët tuaj kanë rëndësi dhe gjëja e fundit që dëshironi është të kthehen kundër jush. Pra, po. Është mirë t’i bësh përshtypje shefit tënd, por mos e bëj me koston e armiqësisë të kolegëve.

Refuzimi i Përshtatjes

Gjëja më e zakonshme që njerëzit bëjnë e që shkatërron reputacionin e tyre në punë është kur ata marrin një punë që nuk përshtatet me personalitetin e tyre, por nuk përpiqen të përshtaten. Punëdhënësit përpiqen të bëjnë më të mirën e tyre për të marrë persona që përshtaten, por nganjëherë thjesht nuk funksionon. Kjo do të thotë që ju takon juve të përshtateni dhe të formoheni në kulturën e kompanisë suaj.

A punoni në një ambient me ritëm të shpejtë, por jeni dikush që i ngadalëson gjërat? A jeni një personalitet i ngurtë që përpiqeni t’i mbani gjërat nën kontroll?  Në raporte pune ku të gjithë e trajtojnë njëri-tjetrin si kolegë ju familjarizoheni së tepërmi? A ju pëlqen të ndani histori për fundjavat tuaja kur të gjithë përpiqen të jenë modest dhe kanë kohë pa pushuar? Shanset janë, ju jeni duke shkatërruar reputacionin tuaj dhe as nuk e dini atë.

Lexo: Rilindja e Fiks-it…në epokën e internetit të shpejtë!

Të flasim me tepri (ose shumë pak)

Ekziston një ekuilibër delikat midis të thënit më shumë sesa është e nevojshme dhe të mos thënit sa duhet, dhe është e rëndësishme të vendosësh atë ekuilibër. Le të themi që ju jeni në një konferencë  online dhe u prezantuat, por nuk thatë asgjë më pas. Ndoshta keni thënë një fjali. Apo ndoshta keni biseduar gjithë kohën. Njerëzit do të mendojnë se ju nuk keni asgjë për të kontribuar, mendimi juaj nuk ka rëndësi ose se doni të vidhni shfaqjen për veten tuaj. Çelësi këtu është të mësosh të kontribuosh në sasinë e duhur – duke shtuar vlerë por duke dëgjuar të tjerët. I thonë dialog.

Zakonet e bezdisshme

Gjërat e vogla kanë rëndësi kur bëhet fjalë për përcaktimin e reputacionit tuaj. Pavarësisht nëse është përtypja e çamçakëzit, pirja e duhanit, duke qëndruar pezull mbi tavolinën e një bashkëpunëtori tjetër, njerëzit e vërejnë këtë. Shumicën e kohës, gjërat më delikate janë ato që ju mbajnë larg një paraqitjeje të mirë. Mund të duket e vështirë të kuptosh se cilat janë zakonet e tua të vogla që mund të dëmtojnë imazhin tënd, por kemi një sugjerim; Nëse personi që po bashkëpunoni nuk po përtyp çamçakëz, nuk pi duhan në takim pune dhe kujdeset për të mos ju bezdisur, atëherë ky është sinjali që as ju nuk duhet ta bëni.

Mbi-performancë

Shumë njerëz besojnë se duke punuar sa më shumë që të munden dhe të tejkalojnë performancën ndaj të gjithë të tjerëve do t’i vërë ata në rrugën e shpejtë të suksesit. Kjo nuk është gjithmonë e vërtetë. Ndonjëherë, duke punuar më shumë se të gjithë të tjerët do të funksionojë kundër jush. Ju mund të jeni duke menduar, cila është gjëja më e keqe që mund të ndodhë nëse performoni shkëlqyeshëm? Epo, të “garosh” apo të jesh “i ledhatuari i shefit”, jo gjithmonë funksionon në një mjedis pune.

Këshillat janë të thjeshta: Bëni më të mirën tuaj, por mos e teproni. Jini të përulur. Merreni me qetësi. Lëreni punën tuaj të flasë vetë. Në këtë mënyrë, ju do të shmangni çdo problematikë në zyrë.

Burimi: artikull i përshtatur nga Leonard Kim. Leonard njihet nga Forbes Revista si Top Marketing Influencer, Inc. Magazine si Top Digital Marketer dhe Top Youth Marketer si dhe nga Entrepreneur as a Top Personal Branding Expert. Adweek e njohu atë si një nga sipërmarrësit me të fortë shoqëror që çdo biznes duhet të ndjekë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0