Disa këshilla për ndërtimin e një marke unike personale


Nga  Fiona Macaulay

Krijimi i një marke personale mund të jetë një strategji e rëndësishme si për ata që kërkojnë punë dhe ata që ofrojnë punë. Marka personale funksionon më së miri kur bëhet fjalë për diçka tjetër përveç shitjes. Ja disa gjëra që mund të bëni për të siguruar një rritj të markës tuaj personale.

Gjeni  mënyrën e  duhur

Eksperti i markës tregtare Jen Dalton thotë se kryesorja është të njohësh atë që është unike në lidhje me përvojën tuaj. Sigurohuni që të mos përsërisni atë që ekziston në universin dixhital, dhe sigurohuni që informacioni të ketë vlerë për audiencën tuaj. “Kur të ndërtoni një markë duhet të shuani zhurmat dhe jo t’i ndizni ato”.

Lexo: Ja pse mikroinfluencerët janë më të popullarizuar se influencerët kur flasim për bashkëpunimin me markat

Në rastin tim, kur fillova në industrinë e zhvillimit global, kam vërejtur se shumica e bashkëmoshatarëve të mi po shpalosnin histori suksesi. Në vend të kësaj, shkruajta më me sinqeritet për sfidat në fushën time, sukseset dhe dështimet dhe postimet e mia u vunë re. Mundësitë ekzistojnë, nëse postoni në një mënyrë që është e vërtetë për përvojën tuaj, nuk është PR i lavdëruar. Nuk do të tingëlloni si të gjithë të tjerët dhe lexuesit tuaj mund të marrin këshilla të vlefshme që mund t’i përdorin kur të ndeshen me situatë të tilla.

Përdorni historinë tuaj si një spirancë

Fillimisht, marka juaj personale mund të jetë marka e kompanisë suaj. Kur Elizabeth Bintliff mori përsipër fitoren e CEO në Junior Achievement Afrika, organizata e saj ishte praktikisht e padukshme. “Mësova se pasioni është një produkt shumë tërheqës për t’u shitur,” thotë ajo. Në fillimet e mia kam shkruar postime në vetën e parë që kam bërë një lidhje personale me audiencën time siç bëri Elizabeth. Por, për shkak se atëherë kisha vetëm një kompani me një person, u sigurova ta saktësoja çfarë po bënte kompania ime. Mësova se mund të jesh autentik dhe njëkohësisht të mbulosh disa pika të rrezikuara.

Ndani pasurinë

Kur drejtova kompaninë time të zhvillimit, bëra një përpjekje të vetëdijshme për të promovuar markat personale të stafit, në median sociale dhe kudo tjetër. Ndarja e vëmendjes qëndrore rezultoi të ishte lojë e zgjuar. Në fillim, shqetësohesha që ekspozimi i kolegëve të mi, mund të rriste mundësinë e dështimit, por ndodhi e kundërta. Stafi vlerësoi mundësinë për të ndërtuar markat dhe u bë më besnik ndaj kompanisë. Fakti që stafi kishte një platformë shërbeu për të tërhequr talentet e reja.

Lexo: Markat që preferohen më shumë nga të rinjtë

Ndonjëherë marka personale më e efektshme ndodh kur nuk mendoni për para

Trajnerja ekzekutive Molly Tschang synoi që punonjësit të ndjeheshin të “shkëputur” nga puna e tyre dhe arriti të kuptonte pse-në. Shumë punonjës thjesht nuk kishin mjetet, konkretisht fjalët, për t’u përballur me situata të zakonshme.  Ajo krijoi një video 90 sekonda për t’u dhënë ndjekësve të saj një mesazh. Pas 6 muajsh rreth 700,000 njerëz kanë shikuar videot e saj. “Kur ju ofroni diçka që vlen, mundësitë krijohen vetë”, thotë ajo.

Inc

Must watch
Business Mag Nr. #22 - Dhjetor 2019

Kemi ndjekur me vëmendje zhvillimet në ekonomi, e në veçanti ata që ne i quajmë gjeneratorët e kësaj ekonomie, sipërmarrësit privatë. Padyshim që sfidat janë të mëdha. Tregje të pa konsoliduara, konkurrencë e pandershme në shumë sektorë, pak mundësi për financim dhe investime në projekte të reja, Por ne kemi vërejtur gjithashtu një dinamikë e dëshirë të madhe për të ecur përpara.

Në Numrin 22 të Revistës së Businessmag, ju do të gjeni sipërmarrës të dhjetëvjeçarit të fundit, të cilët po shënojnë historinë e tyre të suksesit pa u ndier. Aktivë, energjikë, vizionarë dhe shumë të thjeshtë, ata mund të jenë një model shumë i mirë për t’u ndjekur. I tillë është Urani. Pasioni për perfeksionizëm e siguri nuk ia ul ritmin marramendës të ngritjes dhe zhvillimit të një biznesi. Ai sot ka ngritur një rrjet biznesesh të tija dhe administron edhe sipërmarrje të tjera.

Në brendësi të revistës do të gjeni edhe sipërmarrës të tjerë, nga Shqipëria dhe Kosova.

Ky numër u është dedikuar personazheve të suksesshshëm dhe zhvillimit të aftësive në shërbim të tregut. Ndaj i kemi dedkuar një paketë speciale artikujsh kapitalit njerëzor, rëndësisë së tij, sfidave dhe projekteve të vitit të arshshëm, të prezantuara në Shkollën Verore organizuar nga projekti zviceran “Aftësi për Punë”.

Mes personazheve ju sjellim Brizida Delvina, administratore e një hoteli në Tiranë, Ajo ka zhvilluar një karrierë ideale në fushën e hoteleri-turizmit. Edhe pse Brizida pëlqen të rrijë larg vëmendjes, ajo është një model frymëzues dhe një mentore e mundshme, tashmë edhe për ju që do …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale