Dikur i pastrehë, tani Ben Phillips është një milioner
Përditësuar së fundmi: 29/11/2019

Dikur i pastrehë, tani Ben Phillips është një milioner

Share
nga Eridon Elshani
Nën 29, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

YouTuber-i Ben Phillips ka zbuluar se ai ishte i pastrehë para se të bëhej një yll në mediat sociale falë videove të tij.

I riu 26 vjeçar nga Wales-i, ka 15 milion ndjekës në mediat sociale dhe tani bën jetë luksoze falë marrëveshjeve të mëdha sponsorizuese me kompani përfshirë KFC.

Ai gjithashtu ka botuar dy libra, zotëron një kompani mediatike dhe një podcast.

Ben, i cili u bë i famshëm për videon argëtuese me vëllain e tij Elliot, tani zotëron 18 vetura ekzotike dhe jeton në një shtëpi të madhe.

Sidoqoftë, situata nuk ka qenë gjithmonë kështu – duke folur për Daily Star, Ben zbuloi se kur ishte 21 vjeç ai flinte në korridoret e hoteleve në Londër sepse ishte i pastrehë.

Duke u rritur me prindërit të cilët ishin punëtorë fabrike, Ben thotë se kishte ëndërruar të bëhej një lojtar rugby ose të punonte për Apple kur ishte më i ri, por më pas kur mbushi 21 vjeç, vendosi të shkojë në Londër për ta provuar fatin.

Ben thotë se kishte një aftësi për t’i bërë njerëzit të qeshnin, kështu që ai filloi të bënte video me shaka (Vines), por nuk kaloi shumë kohë para se të mbetej pa para dhe u detyrua të linte strehimin e përkohshëm në të cilin ishte duke qëndruar atë kohë.

Ai përfundoi në korridoret e hoteleve të zbukuruara, ku flinte në karrige.

Vendosi të kthehej përsëri në Wales dhe filloi të bënte video Vine me Elliot. Videoja e tyre Penny Prank, në të cilën Ben e bindi Elliot të shikonte një monedhë të vogël brenda një shishe me ujë para se ta spërkaste atë në sy, mori famë dhe kështu filloi karriera e tij në mediat sociale.

YouTuber-i tani po bën thirrje që mediat sociale të mësohen në shkolla, kështu që gjenerata e re të mund të imitojë suksesin e tij.

Ai i tha The Daily Star: “Media sociale është një karrierë e suksesshme. Ne po jetojmë në një kohë ndryshe tani. Ne nuk mund të anashkalojmë mediat sociale.

“Duhet të bëhet një lëndë në shkollë. Media sociale është një mjet”.

“Ne duhet t’i mësojmë ata si të postojnë dhe si të jenë të suksesshëm.”

Lexoni gjithashtu:

20 Vjeçarja tregon se si i fitoi 23 mijë dollarë nga një video e vetme në Youtube

Ladible



Evente