Digitalizohen shërbimet doganore - Business Magazine Albania

Digitalizohen shërbimet doganore

Ekonomia botërore po kthehet në digitale më shpejt sa ishte parashikuar dhe me të njëjtin ritëm duhet të përshtaten edhe shërbimet e autoriteteve publike, përfshirë ato doganore. Informacioni dhe Teknologjia e Komunikimit(ICT) janë sot në çdo zyrë të Autoriteteve Doganore duke transformuar shërbimin doganor nga automatizimi shërbimeve ICT, përdorimi internetit për mos-transportin e mallrave të ndaluar, përdorimi sistemit automatik të deklaratave doganore, evidentimi risqeve, marrja e masave për validimin dhe procesimin e deklaratave doganore , etj.
Orientimi i konceptit të Doganës Dixhitale- ‘Digital Customs’ është sot objektiv kryesor për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për përdorimin e sistemeve dixhitale në mbledhjen e të detyrimeve doganore, kontrollin e fluksit të hyrje-daljeve të mallrave, njerëzve, lëvizjes së parave, për të siguruar tregtinë ndërkufitare.

Iniciativa e DPD për Dogana Dixhitale me qëllim zëvendësimin e procedurave doganore me operacione elektronike po krijon një ambjent me eficent dhe më modern në funksion të lehtësimit të tregtisë.
Duke u fokusuar në Doganat Dixhitale, si Autoritet Doganor, sinjalizojmë aspiratat tona për më shumë zgjidhje zhvilluese digitale, duke lehtësuar veprimtarinë e biznesit në import-eksport, autoriteteve të tjera publike dhe partnerëve doganorë, dhe për të synuar adoptimin e teknologjive të të reja si big data, telematics dhe Cloud, për të rritur performancën operacionale të të bërit biznes në Shqipëri me ndikim në rritjen ekonomike.

Nëse i referohemi progresit të qeverisjes digitale nëpërmjet portalit të shërbimeve E-Albania e-shërbimet që ofrohen aktualisht për bizneset janë reth 30 duke përfshirë 4 aplikime për licensa, 6 aplikime për kërkesa, 19 autorizime, tre shërbime sistemi sicpatrace dhe një vërtetim.
Në mënyrë të detajuar e-shërbimet që ofron nëpërmjet E-Albania dhe së shpejti me interlink me faqen zyrtare të internetit të Autoriteteve Doganore janë si vijon:
A. Tre licensa :
a. Licencë për agjenci doganore;
b. Licencë për agjentë doganorë;
c. Licencë për deklarues të drejtëpërdrejtë;
B. Gjashtë kërkesa:
a. Kërkesë për miratim shtese degë doganore në Regjimin e përpunimit Aktiv;
b. Kërkesë për shtyrje të regjimit e lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm;
c. Kërkesë për shtyrje të regjimit e lejimit të përkohshëm me përjashtim të plotë;
d. Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 50 milionë (pesëdhjetë milionë) lekë, te cilat nuk janë për shitje;
e. Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e agrobiznesit, pavarësisht nga vlera e investimit;
f. Makineri dhe pajisje në funksion të realizimit të kontratave të investimit në sektorin e përpunimit aktiv pavarësisht nga vlera e investimit;
C. 19 autorizime si vijon:
a. Autorizim Informacion Detyrues i Origjinës ;
b. Autorizim Informacion i Detyrueshëm Tarifor;
c. Autorizim Magazine Fiskale Prodhimi;
d. Autorizim Magazine Fiskale Stokimi;
e. Autorizim Pritës i Regjistruar;
f. Autorizim Përjashtimi nga Detyrimet Doganore;
g. Autorizim Trajtimi Tarifor Favorizues: kafshët për riprodhim;
h. Autorizim Trajtimi Tarifor Favorizues: mallra industrial;
i. Autorizim Trajtimi Tarifor Favorizues: për farat;
j. Autorizim për Statusin e Eksportuesit të Miratuar;
k. Autorizim për përjashtimin nga detyrimet e akcizës të karburantit për anijet e peshkimit;
l. Autorizim për regjim të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm;
m. Autorizim për regjim të magazinimit doganor;
n. Autorizim për regjim të përpunimit Aktiv të thjeshtëzuar;
o. Pajisja me Autorizim për nivelin e diferencuar të pagesës së akcizës
p. Autorizim për regjim të përpunimit aktiv të thjeshtëzuar;
q. Autorizim për regjim të përpunimit pasiv;
r. Autorizim për regjimin e lejimit të përkohshëm me përjashtim të plotë;
s. Pajisja me Autorizim për përjashtim nga TVSH dhe detyrimet doganore të karburanteve për Trupin Diplomatik
D. Tre sherbimi sistemit SICPATRACE: “
a. Krijim profili në sistemin Sicpatrace për krijimin e porosive të pullave fiskale;
b. Modifikim profili në sistemin ‘Sicpatrace’, shtesë furnitori;
c. Modifikim profili në sistemin ‘Sicpatrace’, shtesë kategorie produkti

E- nje VERTETIM -Lëshimi i vërtetimit në lidhje me detyrimet e papaguara doganore. monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0