Dhurata.com, sipërmarrja e momenteve tona më të rëndësishme - Business Magazine Albania

Dhurata.com, sipërmarrja e momenteve tona më të rëndësishme

Dhurata.com

Dhurata.com është një sipërmarrje që bëhet pjesë e emocioneve të klientëve të saj dhe gjendet pranë tyre në momentet më të rëndësishme të jetës. Sipërmarrja u nis në vitin 2006 nga Lirian Ostrovica, i cili jeton në Kanada. Inxhinieri mekanik me edukim, që në fillimet e punës iu përkushtua kompiuterizimit të proceseve të projektimit. Meqë ky profesion në atë kohë në Shqipëri nuk kishte perspektivë, në vitin 1995, me ndihmën e dy investitorëve të huaj, ndërtoi një linjë prodhimi të produkteve të brumit, të cilat i shpërndanin për shitje në minimarkete të Tiranës dhe rretheve të Shqipërisë. Për ata që mund ta mbajnë mend, quhej “Pizza Passion”.

Z.Ostrovica tregon për Businessmag.al se, “Në vitin 1999 u zhvendosa në Kanada dhe fillimet e internetit më mundësuan që ta menaxhoj punën edhe nga larg”.

Në 2001 filloi të japë mësim “Webmaster Programing” në një kolegj në Toronto, ku praktikish mësontë studentët si të ndërtonin e-commerce web sites.

“Në web sitin e PizzaPassion, për hobby, shtova funksionin e porositjes së picave online nga jashtë vendit, për të dashurit në Shqipëri”, tregon ai.

Kjo i dha shkëndijë idesë së Dhurata.com. “Në atë kohë, kur një i dashur në Shqipëri kishte një ditelindje, disa arrinin deri në atë pikë sa shkonin direkt në aeroport dhe kërkonin me sy për ndonjë shqiptar që po fluturonte për në Shqipëri. I luteshin të merrte atë pako të vogël dhurate dhe marrësi i dhuratës do t’i priste në Rinas”, thotë sipërmarrësi shqiptar.

Ai kujton se në fillimet e viteve 2000 blerja online ishtë një fenomen i sapolindur dhe kishte shumë skepticizëm, sidomos për një shërbim dhuratash. Emigracioni shqiptar ishte i ri dhe i pa stabilizuar ekonomikisht. Gjetja e bizneseve partnere në Shqipëri, si dyqane lulesh, pastiçerish etj, ishte e vështirë sepse ishin të pakët dhe jo cilësore.

“Këto vështirësi u zbutën me kohë, por ajo që vazhdon të mbetet është vështirësia në gjetjen e bizneseve partnere, të cilët të plotësojnë kërkesat/standardet tona të larta për korrektesën e shërbimit dhe cilësinë e produkteve.

Ne i qëndrojmë gjithmonë parimit: Më mirë të mos e ofrojmë fare një shërbim, sesa t’a ofojmë pa cilësi të lartë”, tregon Ostrovica.

Ai thekson gjithashtu se vështirësitë janë lehtësuar nga kënaqësia që ekipi ka marrë nga dhjetëra mijëra falenderime.

Për të, investimi në Shqipëri erdhi në mënyrë të natyrshme, por, “në të njëjtën kohë, si shqiptar, unë e kam ndjerë gjithmonë përgjegjësinë dhe kënaqësinë, për të kontribuar me aq sa mundem në zhvillimin e vendit ku kam lindur dhe jam rritur. Gjatë këtyre viteve, mbi 50 subjekte shqiptare kanë marrë biznes (porosi) nga shërbimi ynë dhe rreth 10 persona kanë qenë të punësuat tek Dhurata.com për shumë vite rresht”.

Lexo: 3 arsye pse audienca juaj nuk po blen nga ju

Filozofia e Dhurata sipas tij është:

  • Ti kryejmë porositë sikur t’i kishim për vete
  • Të jemi 100% transparent me klientët, për çmimet, shërbimet e premtuara
  • Të jemi tolerantë dhe të durueshëm për të zgjidhur çdo problem në mënyrën më të kënaqshme për klientët.
  • Ta trajtojmë stafin si familje.

Kjo filozofi është pika e fortë, që i ka ndihmuar të qëndrojnë mbi konkurrencencat e çdo lloji, për 17 vite rresht.

Drejtuesi i Dhurata.com në Shqipëri Xhekli Nako, shprehet se, klientet na besojnë momente kaq të rëndësishme në jetën e të dashurve të tyre, ndaj çdo porosi është një sfidë më vete. Ndaj sigurohemi që gjithçka të shkojë sipas udhëzimeve të klientit, duke u kujdesur deri në detajet më të vogla që shpesh kanë kuptim të madh”.

Ai thekson se krahas kujdesit maksimal deri në dorëzimin e surprizës tek dera, kur klientët kanë pakënaqësinë më të vogël, stafi ndjek me kujdes të jashtëzakonshëm deri sa gjendet një zgjidhje e kënaqshme për klientin”.

Këtë e konfirmojnë edhe përshtypjet me 5 yje të mijëra klientëve ndër vite.

Shërbimi surprizë tek dera ofrohet pothuaj kudo në Shqipëri, në qytete dhe fshatra, si dhe në disa shtete jashtë vendit si Itali, Gjermani, Francë, Amerikë, Kanada, etj. “Në Shqipëri kemi një rrjet biznesesh partnere të stabilizuar me kohë, që mundëson shumëllojshmëri shërbimesh, duke filluar nga më baziket si lule, torta, shporta, verë e tullumbace, e deri tek shërbime spa, pagesë për një drekë/darke, apo edhe dhurim i një xhiroje me helikoper. Jashtë Shqipërisë shërbehen vetëm buqeta me lule. Dhurata synon të shumëfishojë shërbimet. “Gjatë këtyre viteve, klientët tanë kanë qenë kryesisht emigrantë. Së fundi, po synojmë që ta ofrojmë shërbimin e porosisë edhe në tregun e brendshëm, sepse ky treg po familjarizohet gjithnjë e më shumë me blerjet online”, thotë Xhekli.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0