Detyrat e shtëpisë, prindërit indianë shpenzojnë më shumë kohë

Detyrat e shtëpisë, prindërit indianë shpenzojnë më shumë kohë


 

Nëse të ndihmosh me detyrat e shtëpisë është një matës se sa nënat dhe baballarët kujdesen për fëmijët e tyre, atëherë prindërit në Indi duhet të jenë prindërit më të mirë në Botë. Sipas një studimi të ri të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror, prindërit indianë u japin më shumë ndihmë fëmijëve të tyre.

Gjithashtu,  prindërit në ekonomitë në zhvillim shpenzojnë më shumë kohë për të ndihmuar fëmijët ne shkollë se sa ata në vendet më të pasura. Globalisht, prindërit më të arsimuar ofronin më shumë ndihmë, ndërsa 39% e atyre që kishin vetëm arsimin fillor zakonisht nuk ishin shumë të përfshirë.

Këto janë disa nga gjetjet e studimit të bërë me gati 27,500 prindër në 29 vende nga Fondacioni “Varkey”, një organizatë bamirëse, që synon të përmirësojë edukimin e fëmijëve të varfër në mbarë botën.

Koha cilësore?

Një e katërta e prindërve në mbarë botën shpenzojnë shtatë ose më shumë orë në javë duke ndihmuar fëmijët  me studimet e tyre, një shifër që rritet në 39% në Kolumbi, 50% në Vietnam dhe 62% në Indi. Por, në ekonomitë e zhvilluara sasia e mbështetjes bie në mënyrë dramatike. Vetëm 11% e prindërve në Mbretërinë e Bashkuar, 10% në Francë dhe Japoni dhe 5% në Finlandë i ndihmojnë fëmijët e tyre pas shkollës. Prindërit indianë shpenzojnë mesatarisht 12 orë në javë duke ndihmuar me detyrat e shtëpisë, ndërsa prindërit vietnamezë japin 10.2 orë. Nënat dhe baballarët turq, të cilët i kushtojnë 8.7 orë mësimit pas shkollës, janë të tretët në rradhë. Koha mesatare e shpenzuar për angazhimin arsimor jashtë-shkollor në nivel global ishte 6.7 orë në javë, me prindërit nga vendet e Afrikës, Azisë dhe Amerikës Latine, që ofrojnë nivele mbi mesatare të asistencës. Prindërit në Shtetet e Bashkuara dhe Poloni ofruan 6,2 orë secili, ndërsa ata në MB 3,6 orë. Prindërit e Finlandës ofrojnë 3.1 orë dhe prindërit japonezë ndihmojnë për 2.6 orë çdo javë.

Të kënaqur … dhe të pakënaqur …Shumica e prindërve shprehnin nivele të larta të besimit në cilësinë e mësimdhënies së fëmijëve të tyre, me 78% që vlerësojnë globalisht atë të mirë apo shumë të mirë. Por, ata ishin më pak të sigurt në cilësinë e përgjithshme të shkollave të lira në vendin e tyre.

55% prindërve me fëmijë në institucionet arsimore të financuara nga shteti thanë se do ta dërgonin fëmijën e tyre në një shkollë me pagesë, nëse mund ta përballonin, ndërsa 61% e prindërve në mbarë botën kanë miratuar kupona për të ndihmuar me shpenzimet.

Mbështetja për skemat e tilla ishte në përgjithësi më e lartë në ekonomitë me të ardhura të ulëta dhe ato në zhvillim. Në përgjithësi, prindërit më të rinj dhe më të arsimuar kishin më shumë gjasa të merrnin në konsideratë dërgimin e fëmijëve të tyre në një shkollë me pagesë, nëse ata mund ta përballonin. Ata gjithashtu kishin më shumë gjasa të miratojnë prindërit, grupet e mësuesve, kompanitë private dhe institucionet fetare të drejtonin shkollat ​​e lira.

Pritje të ulëta, rezultate të larta? Ekziston një marrëdhënie e vogël midis rezultateve të mira arsimore në nivel kombëtar, të matur nga renditjet ndërkombëtare të arsimit PISA dhe besimit prindëror në cilësinë e mësimdhënies. Për shembull, 43% e prindërve në Korenë e Jugut dhe 60% të atyre në Japoni shprehën nivele të ulëta të besimit në cilësinë e arsimit, edhe pse këto vende shkëlqenin në renditjen e PISA. Ndërsa zhvillohet revolucioni i katërt industrial, shuma e kohës që shpenzoni për të ndihmuar fëmijët tuaj me punën shkollore mund t’u japë atyre avantazh mbi konkurrentët e tyre në vendet e punës të së ardhmes.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0