Dështo shpejt, mëso shpejt dhe inovo - Business Magazine Albania

Dështo shpejt, mëso shpejt dhe inovo


Trajnerja suedeze Asa Jarskog, jep disa mesazhe për ndjekësit e Businessmag.al

A e dini se sipërmarrës e politikanë shqiptarë mentorohen nga trajnerë të Kofi Annan e Nelson Mandelës?!

Prej 25 vitesh trajnerja suedeze Asa Jarskog punon si konsulente në fushën e menaxhimit dhe trajnere në lidership. Konsulente e figurave ndërkombëtare në më shumë se 50 vende në Europën Veriore, Europën Lindore dhe Juglindore, Amerikën Latine, Azi, Ballkan dhe Afrikë, Asa zbulon për Businessmag.al se ka asistuar e mbështet edhe figura të njohura në Shqipëri.

“E dua punën time. Kam takuar dhe kam punuar me liderë e persona të famshëm si Nelson Mandela, Koffi Anan dhe kam pasur kënaqësinë të trajnoj një numër drejtuesish në Shqipëri. Kam mësuar nga të gjithë personat që kam trajnuar në karrierën time,” thotë Asa në një intervistë për Businessmag.al

/Artikulli u publikua më parë në faqen 22 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

Në Shqipëri një prej personave që na zbulon se ka asistuar është Alban Zusi, sipërmarrës prej vitesh dhe ish zëvendësministër i Bujqësisë për disa vite të tjera.

Por, çfarë mendon Asa për inovacionin në një kompani, në një shoqëri?

“Ajo çfarë kam hasur nga përvoja ime e punës, është që në vend të personave inovativë duhen liderë që i lejojnë njerëzit të jenë inovativë. Ndaj unë propozoj tre ide.”

Së pari, ne nuk mund të krijojmë organizata të strukturuara me hierarki, rregulla e përshkrime pune. Është një modë e vjetër e ndërtimit të një organizate/kompanie. Rruga e duhur e drejtimit është përmes lidershipit të bazuar në vlera. Ne mund të nisemi në këtë mënyrë që në organizime të vogla si ato familjare deri tek kompanitë, thotë Asa.

Ajo e ka aplikuar këtë në familjen e saj. Ajo dhe bashkëshorti, zgjodhën të mos i japin asnjë rregull fëmijës së tyre. Ajo thotë se sot, “vajza jonë është një prej fëmijëve më të përgjegjshëm që kam njohur, pasi i është dashur të zgjedhë çfarë është e drejtë dhe çfarë jo. E kemi bërë përmes vlerave.”

E njëjta gjë vlen për kompaninë. Nëse komunikoni vlera, njerëzit ju ndjekin pasi frymëzohen nga ju dhe jo sepse kanë frikë nga ju.

Së dyti, nëse doni që njerëzit të jenë inovativë ju duhet t’i lejoni ata të bëjnë gabime. “Nëse nuk bëjmë gabime, nuk mësojmë, nuk inovojmë. Një pjesë e mirë e inovacionit ka ardhur nga gabimet. Penicilina është bërë gabimisht. Si lider duhet po ashtu të bëjmë gabime,” thotë Asa. Ajo kujton se, nuk mund t’u thuash punonjësve: “ju bëni gabime, por unë do të jem perfekt”. Rregulli është: dështo shpejt, mëso shpejt dhe inovo”.

Ndërkohë, ne duhet të krijojmë besim në kompani. Nëse nuk ka besim, njerëzit nuk do të bëjnë gabime. “Ajo çfarë kam vënë re në Shqipëri, është se niveli i besimit është relativisht i ulët, ndryshe nga shumë vende të tjera ku është shumë i lartë. Flas për besimin në shoqëri, në njerëz, në organizata dhe mbi të gjitha besimin në vetvete”, thotë Asa.

Së treti, nuk mund të zgjidhim problemet e reja, me zgjedhje të vjetra.

“Ne nuk mund të vazhdojmë të shkarkojmë formate të vjetra për të lexuar me to informacionet e reja. Nëse nuk bëjmë dot të kundërtën, të paktën të ndalojmë së marri informacion të vjetër. Të ndalojmë. Të gjejmë hapësira e të mos rrimë të lidhur me të vjetrën”. Këto kanale mund t’i hapim me metoda si meditimi.

Asa e njeh Tiranën e Shqipërinë prej 5 vitesh. Gjenerata e re, sipas saj, dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha këtu. “Natyra juaj është mahnitëse. Të rinjtë duhet të rrëzojnë strukturat e vjetra të mendimit. Të rinjtë duhet të ndryshojnë perspektiven,”s thotë ajo.

Asa ishte një nga folëset kryesore në Festivalin e Inovacionit që u zhvillua në Shtator në Tiranë.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 22 të numrit 19 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 19 të saj.

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0