Gjiganti teknologjik “Dell” ka lansuar ekranin gjigant me ekran të ndjeshëm si zëvendësim për tabelat e zeza nëpër klasat e shkollave.
Me qëllim që në klasë të ketë ambient më të mirë mësimi, Dell ka lansuar ekranin 70-inç që vjen së bashku me aplikacionin e tij. Ekrani full-HD që kushton 4,995 dollarë, është lansuar nga kompania në Konferencën Ndërkombëtare për Arsim në Colorado.
Monitori Dell C7017T vlerësohet me notën dhjetë për ndjeshmëri në shumë prekje në të njëjtën kohë dhe vjen me dy lapsa.
Ekrani gjithashtu vjen me anti-refleks dhe anti-ndotje.
Ekrani gjithashtu vjen me portin VGA, portin për Internet dhe Wi-Fi.