Dalin imazhet e para të orëve inteligjente të Google - Business Magazine Albania

Dalin imazhet e para të orëve inteligjente të Google


Vëmendjen e kësaj jave në botën e teknologjisë padyshim do e marrin orët inteligjente të Google, të parat e kompanisë, që vijnë së bashku me versionin e dytë madhor të Android Wear.

Raporte të hershme citonin datën 9 Shkurt si afatin përfundimtar kur Google do të hedhë dritë mbi pajisjet e shumëpërfolura të ndërtuara në bashkëpunim me LG.

Pas publikoi disa foto me rezolucion të ulët dhe cilësi të dobët gjatë javës, Evan Blass këtë herë erdhi me një imazh të qartë të LG Watch Style për të cilën Android Police thotë se kushton 250$.

Modeli bazë do të ketë ekran 1.2 inç me rezolucion 360×360, 512MB RAM dhe bateri 240 mAh. Bluetooth dhe Wi-Fi nuk do të mungojnë por valët celulare po.

Për modelin Sport raportohet një ekran 1.38 inç me rezolucion 480×480, 756MB RAM, dhe bateri 430 mAh. Ky i fundit ka valë celulare por edhe GPS.

Në foton më sipër paraqiten modelet në dy ngjyra të ndryshme, gri dhe rozë të artë, nga tre që do të jenë të disponueshme në total.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0