Crossplag, nga identifikimi i plagjiaturës tek zbulimi i teksteve të shkruara nga inteligjenca artificiale - Business Magazine Albania

Crossplag, nga identifikimi i plagjiaturës tek zbulimi i teksteve të shkruara nga inteligjenca artificiale

Për të trajtuar problemet që shfaqen si rezultat i keqpërdorimit të teknologjive të avancuara të inteligjencës artificiale në fushën e edukimit, në 2018-ën u lançua versioni i parë i teknologjisë së Crossplag për gjuhën shqipe.

Sot Crossplag ka ndërtuar një arkivë me 100 miliardë shkrime, duke mbështetur 100 kombinime gjuhësh të ndryshme të cilat mund të kontrollohen përmes teknologjisë së saj.

Ne fillimisht kemi lançuar sistemin e parë të identifikimin që mundëson zbulimin e plagjiaturës përmes përkthimeve pasi kemi vërejtur një tendencë nga studentët të përkthejnë artikuj dhe shkrime të ndryshme të cilat nuk identifikoheshin nga sistemet tradicionale anti-plagjiaturë,” tha Besart Kunushevci, themelues i Crossplag për PCWorld.al.

Crossplag ka ndjekur nga afër zhvillimet më të fundit në OpenAI dhe modelin e tyre me inteligjencë artificiale ChatGPT.

Deri para pak javësh rreziku që të lançohej një mjet që mund të keqpërdorej nga studentët dukej si një zhvillim që mund të ndodhte në 1-2 vitet e ardhshme. Publikimi i modelit GPT3.5 dhe ChatGPT e bëri të qartë menjëherë se tashmë jetojmë në një kohë kur inteligjenca artificiale mund të argumentojë, shkruajë ese apo punime të cilat duken identike me ato të shkruara nga njeriu,” tha Besarti.

Ai tha se ky zhvillim është padyshim pozitiv për njerëzimin dhe potenciali është i jashtëzakonshëm megjithatë rreziku vjen nga keqpërdorimi i saj duke cenuar integritetin akademik.

Paraprakisht ne ishim duke eksperimentuar me këtë teknologji dhe po analizonim qasjet e ndryshme për zgjidhjen këtij problemi,” tha Besarti. Me debutimin e ChatGPT, Crossplag përshpejtoi procesin e zhvillimit të një mjeti i cili bënte të mundur identifikimin e një teksti të shkruar nga inteligjenca artificiale.

Produkti AI Content Detector ofron një përqindje besueshmërie për një tekst të caktuar. Një përqindje e lartë do të thotë se teksti me shumë gjasa është shkruar nga inteligjenca artificiale ndërsa një përqindje e ulët do të thotë se një njeri mund ta ketë shkruar.

Lexo: Google “alarmohet” nga ChatGPT. A janë biseduesit virtualë fundi i biznesit për motorrët e kërkimit?

Aktualisht mjeti funksionon vetëm për gjuhën Angleze dhe çdo tekst në çdo gjuhë tjetër do të marrë një përgjigje sikur është shkruar nga një njeri. Rezultatet e analizës prezantohen në krye të faqes në vetëm pak sekonda me një indeks nga 0 deri në 100%.

PCWorld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0