Dy pacientë 69 dhe 77 vjeç me Covid-19 ndërruan jetë në Spitalin Infektiv mbrëmjen e 31 marsit, të dy me sëmundje shoqëruese. Në total numri i viktimave ka arritur 15. Mosha mesatare e të gjithë viktimave është 66 vjeç.
Në informimin e përditshëm nga ISHP, Silva Bino njoftoi se harta e të prekurve nga COVID-19, në 24 orë është zgjeruar. Mosha mesatare e personave të prekur është 50 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë testuar 152 persona të dyshuar, ndërsa në total janë testuar 1823 persona, ku:
– 259 persona janë të prekur nga koronavirusi,
– 67 janë shëruar,
– 15 kanë vdekur,
– 79 persona janë të shtruar në spital,
– 7 prej tyre janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve në frymëmarrje të drejtuar.
Përhapja e koronavirusit deri më 1 prill është sipas këtyre zonave:
— Në Tiranë: 129 persona;
— Në Durrës: 26 persona;
— Në Fier: 23 persona;
— Në Lushnjë: 4 persona;
— Në Elbasan: 5 persona;
— Në Rrogozhinë: 2 persona;
— Në Kavajë: 4 persona;
— Në Korçë: 15 persona;
— Në Vlorë: 5 persona;
— Në Shkodër: 8 persona;
— Në Lezhë: 5 persona;
— Në Has: 2 persona;
— Në Berat: 1 person;
— Në Krujë: 5 persona;
— Në Tropojë: 5 persona;
— Në Pukë: 3 persona;
— Në Mirditë: 2 persona.