COVDI-19, Shërohen 19 pacientë, vetëm 9 të infektuar

COVDI-19, Shërohen 19 pacientë, vetëm 9 të infektuar


9 pacientë me koronavirus janë identifikuar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 548.

19 persona janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin në 302.

Sipas njoftimit të përditshëm nga ISHP, zv/ministrja Mira Rakacolli bëri me dije se të infektuar të rinj janë zbuluar në Kurbin, Kukës, Fier e Tiranë.

Në 24 orët e fundit janë testuar 231 persona të dyshuar, ndërsa në total që prej fillimit të marsit janë testuar 5311 persona, prej të cilëve janë:

– 548 të infektuar,

– 26 viktima;

– 302 të shëruar;

– 220 persona të infektuar aktivë;

– 35 të shtruar tek spitali Infektiv, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive;

– 8 të shtruar tek Sanatoriumi, 4 prej të cilëve në terapi intensive.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve deri më 18 prill është:

– Tiranë, 246 pacientë,

– Durrës, 42 pacientë,

– Lushnje, 6 pacientë,

– Elbasan, 16 pacientë,

– Fier, 36 pacientë,

– Kavajë, 9 pacientë,

– Rrogozhinë, 4 pacientë,

– Korçë, 19 pacientë,

– Vlorë, 5 pacientë,

– Shkodër, 94 pacientë,

– Lezhë, 14 pacientë,

– Berat, 2 pacientë,

– Has, 13 pacientë,

– Krujë, 11 pacientë,

– Tropojë, 4 pacientë,

– Pukë, 5 pacientë,

– Mirditë, 3 pacientë,

– Kukës, 11 pacientë,

– Mallakastër, 1 pacient,

– Kurbin, 7 pacientë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0