Çokollata e Dubait: Nga një dëshirë shtatzënie në një fenomen global! - Business Magazine Albania

Çokollata e Dubait: Nga një dëshirë shtatzënie në një fenomen global!

Çokollata e Dubait: Nga një dëshirë shtatzënie në një fenomen global!

E krijuar fillimisht për të përmbushur dëshirat e shtatzënisë, çokollata e njohur si Dubai chocolate përfaqëson një kombinim unik të kreativitetit, shijeve dhe suksesit në rrjetet sociale, duke thyer rekorde në industrinë e ëmbëlsirave.

Në dhjetorin e ftohtë e të lagësht të vitit 2024 në Mynih, atmosfera festive e tregut të Krishtlindjeve në Marienplatz ngriti humorin e vizitorëve. Por ndërsa turma mblidhej rreth stendave tradicionale të ëmbëlsirave gjermane, një radhë e gjatë qëndronte përpara një produkti të ri dhe intriguese  çokollata e Dubait. Kjo çokollatë, që kishte fituar tashmë famë globale, ishte një shirit i pasur me çokollatë qumështi, i mbushur me krem fistëku të butë, tahini aromatik dhe copa krokante të ëmbëlsirës tradicionale kadaif. E krijuar nga kompania FIX Dessert Chocolatier në Dubai në vitin 2022, ajo lindi nga dëshira e themelueses britaniko-egjiptiane Sarah Hamouda për të përmbushur dëshirat e saj gjatë shtatzënisë. Produkti u quajt fillimisht “Can’t Get Knafeh Of It”. Rritja globale e shumëpritur e çokollatës nisi në dhjetor të vitit 2023, kur influencerja e TikTok, Maria Vehera, publikoi një video ku shijonte produktin me entuziazëm. Videoja u bë virale, duke arritur mbi 125 milionë shikime dhe duke krijuar një etje globale për këtë shije unike. Shpejt, çokollata u njoh si Dubai chocolate.

Edhe pse FIX planifikon zgjerimin ndërkombëtar, çokollata origjinale vazhdon të jetë e disponueshme vetëm në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo ka nxitur shumë prodhues të njohur ndërkombëtarë si Lindt dhe Ülker, si dhe artizanë të pavarur, të krijojnë versionet e tyre të çokollatës për të përmbushur kërkesën gjithnjë në rritje. Kështu, emri Dubai chocolate është shndërruar në një fenomen që gjendet tashmë në mbarë botën, nga Stambolli dhe Londra deri në Mumbai.

Lexo edhe:Hana Selmani, shqiptarja që krijoi një program për zbulimin e depresionit me AI!

Kërkesa e madhe ka çuar në mungesa globale të fistikëve dhe stokut të kufizuar të çokollatës. Markat e mëdha kanë nisur bashkëpunime ekskluzive, përfshirë edhe emra si Shake Shack dhe Starbucks. Madje, disa supermarkete kanë filluar të kufizojnë blerjet për klientët, ndërsa në disa raste është raportuar edhe kontrabandimi i çokollatës. Ky sukses global ka hapur mundësi të reja për prodhuesit artizanalë të çokollatës, siç është rasti i Maison Samadi në Londër. E themeluar në vitin 1872 në Liban, kjo kompani prezantoi versionin e saj “Dubai Viral Style Chocolate”, duke e konsideruar këtë hap si një vijimësi natyrale të traditës së tyre. Për drejtorin e zhvillimit të biznesit, Nabil Chehab, koncepti i “ëmbëlsirës brenda një çokollate” është ajo që e bën këtë produkt kaq tërheqës.

Ekspertët e gastronomisë bien dakord mbi arsyet e suksesit. Shkrimtarja e njohur turke për ushqimin, Aylin Öney Tan, thekson rëndësinë e teksturës. Kremi i butë i fistëkut, së bashku me copat krokante të kadaifit, krijojnë një përvojë që kënaq jo vetëm shijen, por edhe shqisat vizuale dhe dëgjimore,  faktorë këto thelbësorë për suksesin në platformat si TikTok dhe Instagram. Sipas Monique Naval, analiste e lartë në Euromonitor International, suksesi i Dubai chocolate nuk vjen vetëm nga viraliteti, por edhe nga ndjesia e ekskluzivitetit. Çokollata origjinale shitet vetëm dy herë në ditë nëpërmjet aplikacionit Deliveroo në Emiratet e Bashkuara Arabe, gjë që krijon një ndjesi të fortë “frike nga mungesa” (FOMO) mes konsumatorëve. Emri Dubai gjithashtu luan rol të rëndësishëm në këtë fenomen. Ai sjell ndër mend luksin, shkëlqimin dhe përvojat ekstravagante, elementë që i japin çokollatës një dozë shtesë magjepsjeje. Megjithatë, përtej famës virale, çokollata e Dubait ruan edhe rrënjët e saj të thella në kulturën dhe traditën e Lindjes së Mesme, ku ëmbëlsirat janë simbol i ndarjes, mikpritjes dhe kujtimeve nostalgjike. Kjo ndjesi e lidhjes me trashëgiminë është thelbësore edhe për Maison Samadi. Sipas Chehab, kadaifi ka qenë gjithmonë pjesë e historisë së familjes që nga themelimi i ëmbëltoreve të para në Bejrut në vitin 1872. Ai kujton me nostalgji udhëtimet e tij fëmijërore për të blerë kadaif, pa imagjinuar se një ditë do të bashkohej me këtë trashëgimi në mënyrë kaq domethënëse.

bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0