Coca-Cola dhe UEFA Championship, një 'miqësi' e vjetër e kontinentit të vjetër - Business Magazine Albania

Coca-Cola dhe UEFA Championship, një ‘miqësi’ e vjetër e kontinentit të vjetër


Europiani 2016 startoi. Nën euforinë e tifozerisë për skuadrën e zëmrës, nuk mungojnë as brandet, disa prej të cilave kanë një traditë në sponsorizimin e eventit më të madh futbollistik të kontinentit të vjetër, duke u bërë pjesë e eksperiencës së përdoruesve dhe duke e përmirësuar atë. Në një intervistë për portalin ‘Marketing Week‘, flet Bobby Brittain, Drejtori i Marketingun për Coca-Cola për Mbretërinë e Bashkuar.

Coca-Cola dhe UEFA Championship

Si ka evoluuar ndër vite prezenca juaj si sponsor e një turneu të madh futbollistik?

BB:Coca-Cola ka një histori të gjatë me futbollin, duke qenë se ka mbështetur evente të mëdha futbollistike si FIFA World Cup që prej 1974-n dhe UEFA Championship që prej 1988-s, duke na bërë ne një prej partnerëve më të vjetër të turneut. Pak rëndësi ka nëse e ndjekim në stadium apo nga shtëpia, ne gjithmonë duam të krijojmë momente për fansat që të bëhen pjesë e veprimit, nëpërmjet brandit tonë, dhe ky vit nuk ka për të qenë ndryshe. Si një sponsor zyrtar i UEFA Euro 2016 ne jemi fokusuar në sponsorizimin në mënyrën “tradicionale”, por gjithashtu edhe në aktivitete inovative dhe eksperiementale për të përmirësuar eksperiencën e turneut për ta bërë të paharrueshëm për fansat.

Në Britaninë e Madhe fansave iu është dhënë shansi të fitojnë, nëpërmjet shpërndarjes sonë “on-pack”, një prej biletave për ndeshjet të cilat priten të kenë interesin më të madh gjatë kampionatit, gjë e cila ka gjeneruar emocione mes fansave.

Në Francë do t’i shtojmë festimet me lançimin e një koleksioni të ri të shisheve me ngjyrat e flamujve të kombeve pjesëmarrëse. Gjithashtu po nderojmë vendin mikpritës duke vendosur fytyrat e skuadrës së kombëtares franceze në 450 milionë kanaçet prej 330 ml në të gjithë vendin.

pogba

Për ata që kanë fatin të ndjekin drejtëpërsëdrejti kampionatin, ne po planifikojmë t’i mbajmë fansat e angazhuar përgjatë këtij turneu. Ata do të kenë mundësi ta shijojnë kampionatin europian 2016 në një mënyrë krejt tjetër dhe ndryshe me 10 “fanzone” duke përfshirë 200 hapësira rifreskimi. Brenda stadiumit, po përdorim fjalën e fundit në teknologjinë mobile për të siguruar fansat se nuk kanë për të humbur asnjë minutë të ndeshjeve- gjatë ndeshjeve ata do të kenë mundësi të porosisin Coca-Cola drejtëpërdrejtë në vendet e tyre.

A do të jetë Euro 2016 turnamenti futbollistik më i targetuar ndonjëherë nga media dixhitale dhe sociale ku Coca-Cola ka qenë pjesëmarrëse?

BB: Dixhitalizimi ka përmirësuar eksperiencën e fansave dhe ne do të jemi prezentë nё kёtё rrugёtim. Çdo aktivizim dhe moment i brandit që do të krijojmë për fansat gjatë kampionatit do të amplfikohet në mediat sociale dhe do t’u mundёsojmё fansave të ndajnë në çast eksperiencën e tyre. Ashtu si kurrë më parë, kanalet tona, si ‘Coca-Cola Journey’, do të jenë në qendër të aktivitetit, duke qenë hap pas hapi me UEFA Euro 2016 Championship në kohë reale, duke shpërndarë artikuj të azhornuar, raportime dhe kontent special.

Gjatë këtij turneu po fokusohemi në mënyrat e reja dhe emocinuese me të cilat konsumatorët mund të shpërndajnë eksperiencën e tyre nëpërmjet mediave dixhitale dhe sociale. Si pjesë e kësaj ne po punojmë me Copa90, rrjetin mediatik global të futbollit, për të krijur një seri filmimesh nën brandin e Coca-Cola, të cilat do të tregojnë historinë e këtij turneu nga këndvështrim i atyre njerëzve që e bëjnë euroapianin atë që është, fansat. Do t’u kërkomë atyre të ndajnë eksperiencat e tyre në UEFA Euro 2016 në kohë reale.

Na tregoni më shumë për reklamat e Mbretërisë së Bashkuar rreth turneut dhe çfarë suksesi keni arritur deri më tani.

BB: Promocioni ynë “on-pack” ka sjellë emocione në rradhën e fansave dhe si rezultat i kësaj qindra fitues dhe miqtë e tyre po nisen drej Francës për të elektrizuar atmosferën dhe për të parë ndeshjet. Promocioni është mbështetur nga fushata jonë e përgjithshme UEFA Euro 2016 duke përfshirë TV, mjetet dixhitale dhe jashtë vendit. Ne kemi përdorur imazhe vizuale në këtë fushatë që është në një linjë me fushatën botërore “Taste the Feeling” e cila u lançua në Janar. Ilustrimi më i mirë për këtë është reklamimi ynë që përfshin ide kreative duke përfshirë stilin vizual për të kapur momente autentike, të papërshkrueshme me fjalë.

 

/Inervista e Bobby Brittain, Drejtori i Marketingut i Coca-Cola për UK, për Marketing Week

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0