Çmimi i naftës 219 lekë - Business Magazine Albania

Çmimi i naftës 219 lekë

Çmimi i naftës

Çmimi i naftës bie lehtësisht me vendimin e fundit të Bordit të Transparencës. Në pikat e karburantit, një litër naftë do të tregtohet 219 lekë nga 228 që ishte më parë.

Ndërkohë, çmimi i benzinës zbriti  në 205 lekë. Këto ditë u tregtua me 209 lekë/liter. Gazi tregohet me po të njëjtin çmim 15 lekë për litër.

Bordi u referohet zhvillimeve në tregun ndërkombëtar kryesisht. Këto ditë një fuçi naftë është tregtuar në bursë me rreth 100 dollarë.

Vendimi hyn në fuqi me 8 prill ora 18:00 dhe është i vlefshëm deri në vendimin e ardhshëm të Bordit.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Lexo: Rriten çmimet tavan të 4 produkteve të shportës, si vaji, orizi, sheqeri dhe mielli

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #30 - Nëntor 2022
Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0