Citibank i transferon gabimisht fondit 175 milionë dollarë, tani është duke luftuar për të rikthyer paratë - Business Magazine Albania

Citibank i transferon gabimisht fondit 175 milionë dollarë, tani është duke luftuar për të rikthyer paratë

Gjigandi amerikan bankar, Citigroup së fundmi është përballur me një problem të madh, pasi gabimisht ka transferuar 175 milion dollarë për Menaxhimin e Brigadës Kapitale, dhe fondi i mbrojtjes nuk i ka kthyer paratë. Citigroup ngriti një proces gjyqësor të hënën në Qarkun Jugor të New York-ut, duke kërkuar kthimin e fondeve për të cilat tha se ishin transferuar në një “gabim operacional”.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se paratë janë pjesë e 900 milionë dollarëve që banka u transferoi në mënyrë aksidentale kreditorëve të kompanisë kozmetike. Në reagimin e tij, Citigroup bën me dije se në lidhje me këtë duhet të dërgonte vetëm 1.5 milionë dollarë Brigade Capital, por pas gabimit  operacional, ka ndodhur që të bëhet transferimi gabimisht i shumës 175 milion dollarë .

“Kur Citibank zbuloi gabimin, menjëherë u kërkoi marrësve që të kthejnë paratë e saj,” thuhet në një deklaratë të bankës së tretë më të madhe të Amerikës. Një pjesë e përfituesve të këtyre parave të transferuara gabimisht i kanë kthyer tashmë ato, por Brigade jo. Citigroup këmbëngul se paratë i takojnë bankës dhe jo Revlon-it.

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0