Cilat janë rreziqet më të mëdha për ekonominë globale në vitin 2019? 


Opinion nga Philip Levy , ekonomist në Flexport

Kjo pyetje u shfaq fillimisht në Quora, i cili është vendi për të fituar dhe shkëmbyer njohuri, duke fuqizuar njerëzit të mësojnë nga të tjerët dhe ta kuptojnë më mirë botën. Pyetjes lidhur me rreziqet që i kanosen ekonomisë globale për vitin 2019 iu përgjigj Philip Levy , Kryeekonomist në Flexport.

Sipas tij mos shfaqja e kërcënimeve, do të thotë se po jetojmë një periudhë sfiduese për ekonominë. Ne kemi pasur një zgjerim të gjatë, të ngadaltë dhe tani kemi një sfond të rritjes së dobët globale dhe nivele relativisht të larta të borxhit. Borxhi pengon politikën fiskale, ndërsa në shumë vende politika monetare nuk u tërhoq kurrë nga masat ekstreme të marra për të adresuar krizën financiare globale. Philip Levy thotë se u shfaqën edhe disa prova në momentin që Banka Qëndrore Europiane uli normën e politikës së saj në -0.5% dhe premtoi të fillojë përsëri blerjen e bonove. Këto janë faktorë për t’u shqetësuar. Por edhe nëse nuk do t’i kishim këto shenja, vështirësitë sërish do të ishin të pranishme.

Lexo: Elon Musk paralajmëron zgjerimin e kompanisë Tesla në vendet e Ballkanit

Lufta në rritje e tarifave midis dy ekonomive më të mëdha në botë po bëhet shumë e madhe. Jo vetëm që ndikon drejtpërdrejt në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë, por duket se po e shtrin ndikimin e saj edhe në Europë. Ekzistojnë gjithashtu rreziqe të përhapjes së konfliktit tregtar, si pasojë e kërcënimeve të SHBA-së për të rritur tarifat ndaj partnerëve të tjerë tregtarë. Marrëdhëniet tregtare duken të qeta për momentin midis Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë. Administrata Trump e njoftoi Kongresin për një marrëveshje paraprake që duhet të parashikonte tarifat “kërcënuese” të automjeteve.

Lexo: Kapitalizmi po dështon. A mund të jetë ekonomia islame përgjigja?

Përtej aplikimit të tarifave amerikane, është afati i afërt i Brexit, ku një prej ekonomive më të mëdha në botë, Mbretëria e Bashkuar është planifikuar të shkëputet nga Bashkimi Europian. Koreja e Jugut dhe Japonia janë në mosmarrëveshje gjithnjë e më të rënda. Përtej këtyre goditjeve të shkaktuara nga politika, ka më shumë tronditje konvencionale, siç është konflikti në Lindjen e Mesme që mund të kufizojë furnizimet e naftës. Përkundër të gjitha këtyre kërcënimeve, ia vlen të mbani mend se shumica e parashikimeve, flasin për një rritje të ngadaltë dhe të qëndrueshme për vitin 2019 dhe në vitin 2020.

“Ndërsa ne po shohim më shumë pesimizëm dhe pengesa në sektorin e prodhimtarisë, shumica e ekonomive të mëdha kanë hyrë shumë në shërbimet e tregtisë , i cili mund të kufizojë dëmin”.

CNN

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale