Cilat janë parimet themelore të Programimit Neuro-Linguistik - Business Magazine Albania

Cilat janë parimet themelore të Programimit Neuro-Linguistik


Programimi Neuro-Linguistik ka disa parime themelore të tij, të cilat ndiqen gjatë një progami zhvillimi, ndaj po ju sjell më poshtë disa nga parimet e tij.  

  • Njerëzit dhe sjellja e tyre nuk janë e njëjta gjë. Harta nuk është territori.
  • Njerëzit kanë gjithçka çfarë u duhet për të arritur suksesin apo rezultatin e dëshiruar brenda vetes, thjesht duhet të mësojnë si t’i zbulojnë këto burime.
  • Suksesi varet nga mënyra si komunikojmë dhe bukuria e një komunikimi varet nga përgjigjet që ne marrim. Kur mësojmë artin e komunikimit edhe bashkëbiseduesi apo bota rreth komunikojnë ndryshe.
  • NLP-ja bazohet mbi parimin që ju jeni përgjegjës për mendimet tuaja dhe si rezultat edhe për jetën tuaj.

Me këtë program para jush shpaloset një botë komplet tjetër.

  • Një ndryshim pozitiv të paktën në një nga fushat e jetës suaj.
  • shihni mundësitë në vend të problemeve
  • Të kapërceni barrierat që ju pengojnë për të arritur objektivat tuaja dhe njëkohësisht edhe të argëtoheni?
  • Të mos humbisni motivimin gjatë rrugës drejt asaj çfarë dëshironi të arrini, qoftë ky ndryshim karriere, përmirësim i situatës financiare, ndryshim në mënyrën e komunikimit, përmirësim i marrëdhënieve të ndryshme si në jetën personale apo profesionale, ndryshim në fushën e zhvillimit personal, ndryshim të ambientit ku jetoni dhe të atij ku punoni
  • Të përmirësoni cilësinë e jetës në përgjithësi
  • Me njohuri të reja të krijoni një karrierë komplet të re
  • Të eliminoni frikën e të folurit në publik, frikën nga fluturimi me avion, frikën nga lartësitë, klaustrofobinë, frikën nga dështimi apo çdo lloj tjetër frike.
  • Këto vlejnë për të gjithë ju që doni të zhvilloni metodat si të menaxhoni mendimet tuaja, si të programoni mendjen, si të ndryshoni modelet e pavetëdijshme të sjelljes dhe më në fund të jetoni jetën e ëndërrave tuaja.

Licencesed Practitioner of NLP®, është shkalla e parë e këtyre studimeve të përsosmërisë, ku mësoni se si të menaxhoni mendimet dhe ndjenjat tuaja.

Ndjenjat ndikojnë tek sjellja, sjellja ndikon direkt tek rezultatet, të cilat (nuk) arrini në jetë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0