Cilat janë bizneset që janë të detyruar të rrisin sigurinë? - Business Magazine Albania

Cilat janë bizneset që janë të detyruar të rrisin sigurinë?


Ligji i “kamerave”, siç është njohur tashmë, ka hyrë në fuqi pas miratimit të tij mes polemikave të shumta të politikës dhe përplasjeve të institucioneve më të larta. Në të janë përcaktuar të gjitha kategoritë që do t’i nënshtrohen detyrimit për të rritur masat e sigurisë: biznese, pallate, institucione publike. Mosmarrja e këtyre masave përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 5,000 deri në 50,000 lekë.

Detyrimet për të vendosur kamera sigurie nuk do t’i shpëtojnë as qytetarët, pasi ligji parashikon që do të jenë edhe pallatet: “Administratorët e ndërtesave të banimit, me marrjen e vendimit të miratimit nga asambleja e bashkëpronarëve, sipas legjislacionit në fuqi, marrin masa shtesë sigurie sipas këtij ligji. Rregullat për bashkëpunimin midis administratorëve të ndërtesave të banimit, njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Policisë së Shtetit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Bizneset që duhet të rrisin sigurinë:

Kategoritë e subjekteve, që detyrohen të marrin masa shtesë sigurie pas vlerësimit të analizës së rrezikut të bërë nga Policia e Shtetit:
– subjektet që kanë selinë e mjediset e punës dhe ushtrojnë aktivitetin tregtar në vende të ekspozuara ndaj rrezikut të shtuar për sigurinë;
– subjektet që kanë mbi 50 punonjës dhe/ose frekuentues, të cilët, në mënyrë të vazhdueshme, akomodohen apo frekuentojnë në të njëjtën kohë një mjedis të hapur ose të mbyllur;
– subjektet që ushtrojnë aktivitet tregtar nga ora 23:00 – 06:00;
– subjektet që kanë aktivitet ekonomik, xhiroja vjetore e së cilës është mbi 10 milionë lekë;
– subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit;
– subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, si: shkolla, kënde lojërash dhe që vlerësohen nga Policia e Shtetit si burim rreziku i shtuar;
– subjektet që kryejnë veprimtari të transportit publik për udhëtarët, nxënësit, studentët, si dhe transport të vlerave monetare dhe të mallrave të rrezikshme.

Burimi: monitor.al 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0