Cilat aftësi do t’ju punësojnë në 2023-in? - Business Magazine Albania

Cilat aftësi do t’ju punësojnë në 2023-in?

Ndërsa teknologjia dhe automatizimi vazhdojnë të formojnë mënyrën se si ne punojmë, cilat aftësi do të jenë thelbësore për tu rritur në karierrë në 2023? Punëdhënësit do të jenë në kërkim të aftësive të buta në muajt e ardhshëm, por aftësitë e vështira si analitika, automatizimi dhe shkenca e të dhënave do të jenë më të kërkuara se kurrë, thonë ekspertët.

“Flitet shumë për zhvillimin e aftësive dixhitale”, thotë Minou Schillings, një lehtësues i ndryshimeve rigjeneruese. “Por për të realizuar një të ardhme më të mirë është thelbësore që të mos ngecemi në hapësirën dixhitale.” Aftësitë e gjelbra janë jetike për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, thotë Schillings, por po ashtu janë edhe aftësitë e buta si dhembshuria dhe imagjinata.

“Punëdhënësit do të kërkojnë punëtorë me një sërë njohurish  dhe aftësish të larmishme për të lundruar në mënyrë efektive në tregun e punës gjithnjë në zhvillim,” thotë eksperti i rekrutimit Jan Tegze. Aftësitë e buta si përshtatshmëria dhe zgjidhja e problemeve janë të kërkuara, por punëkërkuesit që duan të qëndrojnë përpara të tjerëve duhet të zhvillojnë aftësi të vështira të lidhura me automatizimin dhe teknologjinë.

Lexo edhe: Ngadalësime në punësim, “djegia” e menaxherëve dhe tendenca të tjera që do të formojnë tregun e punës në 2023

“Nëse do të mund të përmendja vetëm një [aftësi], do të thosha durim”, thotë themeluesi dhe CEO i Hiire OÜ, Gonçalo Sequeira. “Tregu do të jetë i vështirë; ka mundësi, por jo gjithmonë oferta e parë është oferta më e mirë që mund të merrni.”

Nga këndvështrimi i punëdhënësit, më shumë kompani do të kapin punësimin e bazuar në aftësi të transferueshme në vitin 2023, thotë ekspertja e blerjes së talenteve, Sara Dalsfelt. “[Kjo] nuk është më një trend, është një domosdoshmëri për kompanitë që kërkojnë të qëndrojnë konkurruese në tregun e punës që ndryshon me shpejtësi”. Kompanitë kryesore kanë adoptuar tashmë punësimin e bazuar në aftësi të transferueshme për të gjitha pozicionet e tyre, pavarësisht nga roli apo departamenti, thotë Dalsfelt. “Si rezultat, ata kanë një fuqi punëtore më të larmishme dhe inovative.”/ LinkedIN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0