Çfarë thotë raporti i Bankës Botërore për interesin e kredive në Shqipëri ? - Business Magazine Albania

Çfarë thotë raporti i Bankës Botërore për interesin e kredive në Shqipëri ?


Një raport i Bankës Botërore për vendet e rajonit, e rendit Shqipërinë në vendin e parë në lidhje me interesin e kredive. Në raport thuhet se norma e interesit për kredinë në vendin tonë është më e lartë se të gjitha vendet e rajonit, madje Kosova renditet poshtë nesh dhe se kjo po shërben si një pengesë për hapjen dhe zhvillimin e bizneseve të reja.

Në fakt kjo bie ndesh me strategjinë e Bankës së Shqipërisë. Pak ditë më parë gazeta “Sot” botoi të dhëna në lidhje me uljen e normës bazë për depozitat, të cilat kanë arritur minimumin historik, deri në atë pikë që qytetarët nuk marrin thuajse asgjë nga depozitat e tyre në banka. Ndërkohë raporti i Bankës Botërore saktëson se norma reale e interesit të kredive në tregun shqiptar u rrit vitin e kaluar në 8.2%, nga 6.9% që kishte qenë në vitin 2014. Sipas të dhënave nga Banka Botërore, ky tregues u rrit vitin e kaluar, pas katër viteve radhazi në rënie të vazhdueshme, duke ndjekur uljen e normave nominale të interesit, por edhe presionet e kontrolluara për rritjen e çmimeve në ekonomi. Norma reale e interesit të kredive matet duke e rregulluar interesin mesatar vjetor të kredive me deflatorin e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Deflatori i Prodhimit të Brendshëm Bruto jep në thelb çmimin me të cilin tregtohen mallrat dhe shërbimet e reja që prodhohen në ekonomi gjatë një periudhe të caktuar. Normat e interesit të kredive vlerësohet të jenë ulur sërish edhe për vitin 2015, por, rritja e interesit real, me sa duket, i detyrohet vlerësimeve më të larta për deflatorin e Prodhimit të Brendshëm.

Interesi real i kredive në Shqipëri është në nivele më të larta krahasuar me mesataren e vendeve tjera të Rajonit, që për vitin 2015 rezultoi 7.65%. Interesi më i ulët i kredive, në terma realë, vitin e kaluar u regjistrua në Maqedoni, me 4.2%, i ndjekur nga Bosnje Hercegovina, me 5.6%. Edhe Kosova renditet poshtë Shqipërisë në renditje, me një interes mesatar real prej 7.9%. Mali i Zi kishte një nivel të normave reale të interesit në nivel pothuajse të njëjtë me Shqipërinë, në 8.2%, ndërsa interesat më të larta vlerësohet se janë në Serbi. Ndonëse të dhënat e vitit 2015 për Serbinë nuk janë të disponueshme, në vitin 2014 ky tregues ishte në nivelin 11.8%. Norma reale e interesit është një tregues domethënës sidomos për kushtet e financimeve të biznesit dhe rënia e këtij treguesi gjatë viteve të fundit nënkupton kosto më të ulëta për të mbështetur investime të reja.

Interesi i ulët i depozitave
Ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, rreth 15 herë që prej vitit 2011 për të arritur në shifrën rekord 1.25%, duket se nuk ka gjetur “mirëkuptimin” e bankave për rritjen e kreditimit dhe uljen e interesave për kreditë. Efekti i kësaj lehtësie monetare siç preferon ta quajë guvernatori i BSH, Gent Sejko, duket se ka qenë një bumerang i vërtetë, duke sjellë për pasojë një shtrëngim të kushteve të kreditimit, rritje të normave të interesit për kreditë, dhe një rënie të ndjeshme të interesave të depozitave, aq sa tashmë këto të fundit janë bërë gati-gati krejt të pavlera për qytetarët shqiptarë. Bankat që operojnë në vendin tonë konfirmojnë ndryshimin drastik mes interesave të depozitave dhe atyre të kredive. Nëse hap faqet zyrtare të tyre në internet, konstaton dallimin e madh mes interesave të depozitave dhe atyre të kredive. Interesat e kredive në këto banka luhaten mesatarisht nga 5-8%, kjo në varësi të afatit dhe kushteve. Ndërsa interesat e depozitave janë rreth 10 herë më të ulëta. Ato variojnë mesatarisht nga 0.5-0.9%, në varësi të periudhës dhe kushteve që aplikohen edhe në këtë rast.

Burimi: Shkruar nga Bujar Muçaku në sot.com.al 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0