Çfarë po ndodh me tregun e kriptomonedhave sot në botë? - Business Magazine Albania

Çfarë po ndodh me tregun e kriptomonedhave sot në botë?


Vlera e kriptomonedhave ka mbetur e qëndrueshme, pavarësisht një rënie në tregjet e aksioneve globale gjatë orëve të fundit.

Bitcoin ka rënë me 0.23% në rreth 6.484 dollarë, ndërsa XRP ka pësuar një humbje prej 2.09% dhe Ethereum me 1.38%, sipas të dhënave nga Coinmarketcap.com. Nuk është e pazakontë të shihet që Bitcoin të pësojë rënien më të ulët mes monedhave të tjera dixhitale.

Lexoni: Kriptovalutat, Rama: po bëjmë gati ligjin

Performanca e qëndrueshme e kriptomonedhave u dallua ndjeshëm me herën e fundit kur pati një lëvizje të madhe në tregun e aksioneve.

Më 11 Tetor, Bitcoin ra më shumë se 4%, ndërsa XRP dhe Ethereum u zhytën më shumë se 11%, sipas të dhënave nga Coinmarketcap.com.

Në atë kohë, gjatë tre ditëve, kriptomonedhat panë që 18 miliardë dollarë nga vlera e tyre u zhdukën kur vlera e aksioneve në tregjet botërore pësoi rënie.

Joe DiPasquale, drejtor ekzekutiv i fondit të kriptomonedhave BitBull Capital, tha atëherë se pasiguria rreth aksioneve ndikoi në tregjet e kriptomonedhave.

Lexoni: Muzikanti Akon po krijon një qytet futuristik, ku e gjithë ekonomia do të mbështetet në kriptomonedhën e tij AKoin

Kjo lëvizje më 11 Tetor gjithashtu përkonte me nxjerrjen e një raporti nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ku thuhej se “rritja e shpejtë e vazhdueshme e pasurive të kriptomonedhave mund të krijojë dobësi të reja në sistemin financiar ndërkombëtar.”

burimi: CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0