Çfarë po ndodh me Libra? eBay, Stripe dhe Mastercard tërhiqen nga projekti - Business Magazine Albania

Çfarë po ndodh me Libra? eBay, Stripe dhe Mastercard tërhiqen nga projekti


Gjatë javës së fundit, katër korporatat e mëdha partnere janë tërhequr nga plani i diskutueshëm i Facebook për të lançuar një monedhë dixhitale të quajtur Libra.

PayPal u tërhoq të premten e kaluar dhe tani eBay, Mastercard dhe Stripe po shkojnë drejt rrugës për të dalë. Një partner tjetër i madh, Visa, gjithashtu ka qenë duke “rishqyrtuar” rolin e saj në organizatën jofitimprurëse të ngarkuar me drejtimin e Libra, sipas Wall Street Journal. Largimet pasojnë kundërshtimin ndaj projektit nga Franca si dhe House Financial Services Committee – kjo e fundit do të merret vesh nga vetë CEO, Mark Zuckerberg në një seancë dëgjimore në 23 Tetor.

Lexoni: As Mark Zuckerberg nuk mund të përqendrohet në Facebook. Libra mund të jetë shpërqendrimi i tij më i madh

Partnerët e mbetur të Shoqatës Libra, duke përfshirë Uber, Spotify dhe Coinbase, planifikojnë të mblidhen javën tjetër në Gjenevë, Zvicër, për të caktuar një bord drejtuesish për këtë grup. Kritikat e vazhdueshme për Libra i bën partnerët e Facebook gjithnjë e më shumë thelbësorë për lançimin e vërtetë të saj. Por tashmë, shumë prej peshave të rënda financiare që u regjistruan në Libra duket se kanë humbur interesin për t’i ofruar Facebook asgjë më shumë sesa mbështetje verbale.

“Ne e respektojmë shumë vizionin e Shoqatës Libra; megjithatë, eBay ka marrë vendimin për të mos ecur përpara si anëtar themelues,” tha një zëdhënës i eBay në një deklaratë të botuar nga Bloomberg. Në të njëjtën mënyrë, një zëdhënës i Stripe ka shkruar me mirësi, “Stripe është mbështetëse e projekteve që synojnë ta bëjnë tregtinë online më të arritshme për njerëzit në mbarë botën. Libra e ka këtë potencial.”

Por me sa duket nuk ka potencial të mjaftueshëm për këta partnerë që të duan të presin stuhinë së bashku me Zuckerberg.

Lexoni: Çfarë është Libra? Çdo gjë që duhet të dini rreth kriptomonedhës së Facebook

Gjtihashtu nuk mbeti pa komentuar edhe një zëdhënës i Facebook, duke shprehur deklaratën e mëposhtme:

“Ne e vlerësojmë mbështetjen e tyre për qëllimet dhe misionin e projektit Libra. Ne jemi të përqendruar për të ecur përpara dhe për të vazhduar ndërtimin e një shoqërie të fortë të disa prej ndërmarrjeve kryesore në botë, organizatave të ndikimit social dhe palëve të tjera të interesit për të arritur një implementim të sigurtë, transparent dhe miqësor ndaj konsumatorit të një sistemi global pagese që heq barrierat financiare për miliarda njerëz. Megjithëse përbërja e anëtarëve të Shoqatës mund të rritet dhe ndryshojë me kalimin e kohës. Parimi i hartimit të qeverisjes dhe teknologjisë së Libra, së bashku me natyrën e hapur të këtij projekti siguron që rrjeti i pagesave të Libra të mbetet elastik. Ne mezi po presim mbledhjen e Këshillit përurues të Shoqatës Libra dhe të shpallim anëtarët fillestarë të saj”.

burimi: FastCompany

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0