Çfarë po ndodh me kompanitë celulare në Shqipëri? - Business Magazine Albania

Çfarë po ndodh me kompanitë celulare në Shqipëri?


Në ka një shpenzim të përhershëm në familjet shqiptare apo buxhetet personale është pikërisht ai për blerjen e paketës së telefonisë celulare. Por çfarë po ndodh me këto paketa në Shqipëri?!

Pas hulumtimeve në disa prej dyqaneve të tri kompanive “Vodafone”, “Eagle Mobile” dhe “Telekom” ajo që u zbulua, gërshetuar edhe me rrëfimet e vetë konsumatorëve, është me të vërtetë shqetësuese.

Të treja këto kompani mashtrojnë qytetarët, duke u shitur paketë, që nuk zgjasin më shumë se 28 ditë, por që konsumatorët i blejnë si mujore.

Nga ana tjetër luhet me sasinë e internetit që serviret. Nga 3 gigabyte, sasia zvogëlohet krejt papritur në 500 megabyte (kjo në varësi të ofertave). Për një konsumator që ka zgjedhur të komunikojë me “Vodafone”, “Eagle” apo “Telekom” vërtet që është shqetësuese, pasi dy ditë më pak komunikim dhe internet i kushtojnë.

”Di të them që kur shkova të rimbush telefonin te ”Vodafone”, oferta 800 lekësh me 3GB ishte bërë me 500 MB dhe çmimi ishte i njëjtë. E njëjta gjë ndodh edhe në kompanitë e tjera pasi kanë bërë marrëveshje.

Lexoni: 10 Kompanitë me fitime më të larta në Shqipëri

Dhe kur do të ndryshosh numrin, jo vetëm që nuk të lënë, por të merr “Vodafone” dhe të bën ofertë, të thotë ”Mos ik nga ne se të ofrojmë ofertë për një vit me gjysmë çmimi. Ulja e ditëve është bërë para disa kohësh. Kur kemi pyetur kompanitë thonë që është rregull në gjithë Europën. Por problemi qëndron se te ne nuk reflektohet në çmim, pasi ti ke paguar për 30 ditë dhe jo 28”, tregon një konsumatore.

Një tjetër konsumator tregon se po kështu ndodh edhe në 2 kompanitë te të cilat është klient, “Eagle Mobile” dhe “Telekom”.

“Kështu ndodh edhe në këto dy kompani. 28 ditë e kanë ofertën. Nuk e di pse nuk i kontrollon kush”, tregon qytetari i revoltuar.

Rrëfimet janë të pafundme dhe vërtetësia e tyre konstatohet me mesazhet që dërgojnë kompanitë në telefonat e tyre përgjatë rimbushjes, nëpër të cilat duket qartë se afati i ofertës është 28 ditë. Ajo që ndodh te këto kompani, nuk ndodh te “Plus Communication”, që vazhdon t’i ketë paketat 31 ditë.

Pse kompanitë celulare abuzojnë me qytetarët? Çfarë bëjnë autoritetet shtetërore që kanë detyrimin t’i kontrollojnë? Dhe pse kompanitë që shesin këto oferta te konsumatorët përdorin cilësimin “mujore”, kur e vërteta është krejt ndryshe.

burimi: lajme.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0