Çfarë mund të mësojmë nga Arnold Schwarzenegger rreth lidershipit? - Business Magazine Albania

Çfarë mund të mësojmë nga Arnold Schwarzenegger rreth lidershipit?

Çfarë mund të mësojmë nga Arnold Schwarzenegger rreth lidershipit?

Ray Titus, CEO i United Franchise Group shkruan për mendimet e tij dhe disa rregulla të jetës (dhe biznesit) të shkruara nga Arnold Schwarzenegger në librin e tij të ri.

Kur isha duke u rritur, babai im kishte vetëm dy fjalë që nuk na lejonte t’i përdornim: “do ta provoj” dhe “nuk mundem”, sepse këto dy fjalë specifike janë shumë kufizuese. Të thuash se do të provosh do të thotë se mendon se do të dështosh. Kjo fjalë të çon te “nuk mundem”. Ky rregull u bë edhe i imi. Është një nga gjërat e panegociueshme në drejtimin e biznesit dhe në familjen sime. Një filozofi të ngjashme e kam gjetur në librin Be Useful: 7 Tools for Life, nga aktori dhe politikani bodybuilder Arnold Schwarzenegger.

“Plani B” do të dështojë

Nëse do t’i rrisja sërish tre djemtë e mi, do t’u jepja secilit nga një kopje të “Be Useful”. Është një nga librat më të mirë për të udhëzuar të rinjtë, një pronar të ri biznesi ose një punonjës të ri. Schwarzenegger dhe unë të dy besojmë në refuzimin e çdo mundësie dështimi – për Schwarzenegger, “Plani B” është një plan që do të dështojë. “Në momentin që krijoni një plan rezervë,” shkruan ai, “jo vetëm që po u jepni zë të gjithë kundërshtarëve, por po zvogëloni ëndrrën tuaj duke pranuar vlefshmërinë e dyshimeve të tyre”.

Lexo edhe:Drejtuesit e biznesit që kanë ndryshuar botën për mirë!

Punoni fort

Schwarzenegger ka ndjekur rregullin e tij se puna e palodhur është taktika e vetme, që funksionon gjithmonë për çdo qëllim që përpiqeni. Ai u strëvit pesë orë në ditë, çdo ditë, për 15 vjet për t’u bërë bodybuilderi më i mirë në botë. Më vonë ato orë të përditshme ia kushtoi aktrimit dhe më pas politikës. Ky është rregulli im: “Puna e fortë shpërblen”. Duhet të shpenzosh kohë nëse dëshiron të jesh i shkëlqyer në diçka. Ju mund të mos keni përvojë ose njohuri, por keni aftësinë për të punuar më shumë se të gjithë të tjerët.

Ndryshimi nuk është një fjalë

Në kompaninë time, ne shpesh hasim njerëz që nuk kanë drejtuar kurrë më parë biznesin e tyre dhe duhet të dalin jashtë zonës së tyre të rehatisë, për të marrë një pagë të qëndrueshme dhe sigurim shëndetësor. Shumë prej tyre janë kapur aq shumë në këtë siguri, saqë refuzojnë të dalin jashtë saj. Ata duhet të mësojnë të përqafojnë ndryshimin dhe të kuptojnë, se nuk do të thotë të rishpikin plotësisht veten, por të rregullojnë ato pjesë që i pengojnë të ecin përpara. Ata duhet të shohin se sa e kufizuar është të kapemi pas sigurisë së asaj page të rregullt. Shumë nga parimet në këto dy libra kërkojnë që njerëzit të dalin jashtë normës. Schwarzenegger e bëri atë. Ai erdhi në një vend ku nuk fliste gjuhën dhe duhej të punonte nga zero për t’u bërë bodybuilderi më i madh në botë. Më pas ai u shndërrua përsëri për t’u bërë aktor dhe përsëri për t’u futur në politikë. Ndryshimi është thelbësor; nuk ka përmirësim pa të. Ky është një nga rregullat më të pashmangshme nga të gjitha.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0