Edhe pse shënimi tashmë konsiderohet teknikë e vjetër, është pikërisht ai që nxit zhvillimin e ideve të reja. Derisa jeni duke shkruar, truri analizon dhe fokuson çështje të rëndësishme.
Disa nga biznesmenët më të suksesshëm përdorin trukun tradicional të organizimit, kudo që shkojnë, mbajnë me vete lapsin dhe fletoren.
Lexoni: Çfarë kanë të përbashkët sipërmarrësit e suksesshëm?
Bill Gates dhe Richard Branson përdorin fletoren për të shkruar idetë. Me laps dhe letër në dorë, këta të dy kanë mundur më lehtë të ndjekin dhe të mbajnë në mend çdo gjë që u binte në mend gjatë ditës.
Duke shkruar informacionin nga kujtesa afatshkurtër “e kalojnë” në kujtesë afatgjatë. Idetë vijnë vrullshëm dhe po ashtu, vrullshëm ikin.
Shënimi i qëllimeve të fuqizon: kujtesa e përditshme dhe orientimi njeriut lehtësojnë realizimin.
Fokusimi i energjisë në gjërat e përditshme të rëndësishme dhe shënimi pengojnë në shpenzimin e energjisë dhe kohës në imtësi të parëndësishme.
Me shënimin e detyrave dhe regjistrimin e artikujve dhe obligimeve ditore, njeriu shkarkon trurin e vet, dhe e orienton në atë që po bën momentalisht, duke qenë i sigurt që nuk do të harrojë asgjë.
Lexoni: 7 aftësitë që duhet të keni për t’u bërë të suksesshëm
Nëse njeriu ka një problem, gjithmonë është mirë ta shënojë atë problem, si edhe idetë në mënyrë që ai problem të zgjidhet, pra në këtë mënyrë shkarkohet truri dhe e ka të qartë pasqyrën e zgjidhjeve.
Me shkrimin e detyrave në letër njohim vetveten, ndërkaq duke parë më vonë shënimet, njeriu mund të analizojë se si e sistemon kohën, në çfarë fokusohet dhe në këtë mënyrë krijon pasqyrën e qëllimeve të veta.