ÇFARË JANË VLERAT? - Business Magazine Albania

ÇFARË JANË VLERAT?

Shkruar nga Manjola Perja 

Për të bërë përcaktimin e vlerave ne nisemi nga fjalët si besim, integritet, krijimtari etj. të cilat të gjitha mund të konsiderohen si vlera.

Në fjalorin e gjuhës shqipe fjala vlerë ka kuptimin si: “E mira, dobia dhe rëndësia që ka diçka për shoqërinë, për njerëzit a për kafshët. Vlerë ushqyese. Vlerë shoqërore. Vlerë njohëse (edukuese) etj.”

Ndërsa referuar fjalorit të Oksfordit vlerat përcaktohen si: “gjykimi i dikujt për atë që është e rëndësishme në jetë”.

Lideri botëror i mendimit, i njohur globalisht në lidershipin e bazuar në vlera, z. Richard Barrett themeluesi i “Barrett Values Centre”, i cili ka punuar dhe studiuar vlerat për më shumë se 25 vjet, shprehet se gjatë eksperiencës së tij ka kuptuar se, “Vlerat janë shumë më tepër sesa përcaktimi se ato janë të rëndësishme”. Për të, vlerat janë nxitësit energjikë të aspiratave dhe synimeve tona. Ato janë burimi i të gjitha motivimeve njerëzore dhe vendimmarrjeve. Për më tej, nëse dëshironi të ndjeni energjinë prapa vlerave tuaja ai këshillon të ftoni një partner ose një mik të zgjedhë tri vlera që janë të rëndësishme për të. Pastaj zgjidhni tri vlera që janë të rëndësishme për ju. Flisni me njëri- tjetrin në lidhje me vlerat tuaja përkatëse, duke shpjeguar pse besoni në secilën vlerë dhe rëndësinë që ka ajo. Ju do të vini re, ndërsa jeni duke bërë këtë ushtrim, një rritje të energjisë gjatë bisedës, dhe kur ta keni përfunduar atë, do të vini re ndjenjën e afërsisë me personin me të cilin keni biseduar. Ju gjithashtu do të vini re se ndani disa nga të njëjtat vlera.

Arsyeja që rritet energjia juaj kur flisni më së shumti për vlera të rëndësishme është që vlerat tuaja përcaktojnë se kush jeni në thellësinë tuaj, në nivelin e qënies tuaj. Kur flisni për vlerën tuaj, ju po shfaqni shpirtin tuaj ndaj njerëzve që janë duke ju dëgjuar, duke u përfshirë në biseda me një person tjetër lidhur me vlerat tuaja përkatëse dhe biseda më intime që mund të bëni.

Lexo: E ardhmja e punës sot është në çdo vend dhe në çdo kohë

Nëse doni të përmirësoni marrëdhënien tuaj me dikë – si bashkëshortin, fëmijën, partnerin tuaj të biznesit apo stafin tuaj – bisedoni rreth vlerave. Një nga mënyrat më të mira për të filluar një bisedë të tillë është kryerja e Vlerësimit të Vlerave Personale – VVN. Ju mund ta plotësoni këtë sondazh të shkurtër në faqen www.valuescentre.com/pva. Disa minuta pas përfundimit të këtij sondazhi ju do të merrni një raport që rendit dhjetë vlerat tuaja kryesore sipas nivelit të vetëdijes. Më pas mund të ndani rezultatet tuaja me personin tjetër, si dhe ata mund të ndajnë rezultatet e tyre me ju. Sondazhi, falë bashkëpunimit me organizatën ALVA- Albanian Values – Vlerat Shqiptare mundësohet edhe në gjuhën shqipe për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0