Çfarë i frikëson më shumë sipërmarrësit?

Çfarë i frikëson më shumë sipërmarrësit?


Frika është një prej elementëve kryesorë që ndikon në ecurinë negative të një biznesi, e megjithatë janë të shumtë sipërmarrësit, të cilët nuk e shmangin dot një gjë të tillë.

Aftësia për të pranuar frikën dhe më pas për ta tejkaluar atë, është rruga e vetme për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm. Ju mund ta mendoni një sfidë të tillë si një rrugëtim plot më pengesa, të cilat ju duhet t’i tejkaloni për të shkuar në destinacionin tuaj. Ja se cilat janë disa prej frikërave më të mëdha të sipërmarrësve:

Frika e dështimit

Frika e dështimit është një prej frikërave më të shpeshta që përjetohen nga sipërmarrësit. Nëse edhe ju bëni pjesë në këtë grup, atëherë një prej mënyrave që mund ta tejkaloni këtë frikë, është që të merrni parasysh edhe rezultatin negativ. Pasi të keni bërë këtë hap, atëherë do të jeni ju ai që duke ditur si anët pozitive dhe ato negative të një sipërmarrje të caktuar, vendosni nëse doni ta ndërmerrni këtë sfidë apo jo. Shpesh herë jeni të vetmit fajtorë, sepse krijoni skenare joreale në mendjen tuaj, duke i zmadhuar aq shumë problemet, saqë çdo sfidë mund t’ju duket e pa realizueshme. Një gjë e tillë ndodh vetëm si pasojë e frikës, të cilën duhet ta tejkaloni sa më parë të jetë e mundur.

Lexo: Si të mposhtni frikën për të realizuar qëllimet tuaja të vërteta

Frika për të rrezikuar

Ju duhet të ndërmerrni rreziqe, nëse doni të jeni të suksesshëm, duke e çuar në këtë mënyrë biznesin tuaj aty ku dëshironi. Absolutisht që një rrugëtim i tillë është shumë i vështirë dhe nëse kemi të bëjmë edhe me sipërmarrës që kanë frikë se nëse do të rrezikojnë do të dështojnë (pra shohin vetëm përfundimin negativ), atëherë një gjë e tillë bëhet akoma edhe më e vështirë. Por, nëse nuk rrezikoni, ju nuk do ta çoni kurrë biznesin tuaj në nivelin tjetër.

Frika për të rënë pre e “frikërave”

Ju tingëllon çuditshëm? Të kesh frikë nga vetë frika?! Studimet dhe kërkimet e shumta tregojnë se një nga gjërat që i dallon sipërmarrësit e suksesshëm nga të tjerët, është aftësia për të menaxhur frikërat që ata mund të kenë. Një prej aftësive të veçanta të sipërmarrësve të suksesshëm është aftësia për t’u përballur me frikërat. Frikën mos e shmangni, përballuni me të dhe gjeni mënyra për ta kapërcyer.

Frika e të qenit mediokër

Fatkeqësisht kjo është një prej cilësive të cilën e kanë një numër i madh sipërmarrësish: frika e të qenit mediokër. Rruga e suksesit është padyshim e vështirë dhe gjatë atij rrugëtimi një numër i madh sipërmarrësish fitojnë edhe cilësinë e të qenit mediokër.

Rruga drejt suksesit dhe përsosmërisë shoqërohet nga aftësia juaj për t’u rritur si profesionalisht, por edhe personalisht.

Frika e mungesës së kreativitetit

Një ndër bazat e çdo sipërmarrësi të suksesshëm është aftësia e tij për të qenë sa më kreativ, një aftësi kjo që e bën biznesin jo vetëm të suksesshëm, por t’i rezistojë kohës dhe konkurrencës. Prandaj mungesa e kreativitetit është shndërruar në një ndër frikërat më të mëdha të sipërmarrësve.

Frika e mospranimit

Ne jetojmë në një botë ku gjykohemi vazhdimisht nga të tjerët dhe frika e mospranimit është frika më të shpeshtë që përjetohet, jo vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por edhe nga sipërmarrësit. Sa më shumë që ju të investoni në aftësitë tuaja, aq më mirë do të ndiheni dhe aq më shumë besim do të krijoni në veten tuaj.

Lexo: Sakrificat që bëjnë njerëzit e suksesshëm për të arritur qëllimet e tyre

Frika ndaj borxheve

Çdo sipërmarrës dëshiron që ta çojë biznesin e tij në një tjetër nivel, në një nivel më të lartë. Megjithatë, një gjë e tillë është një sfidë shumë e madhe, sepse përfshin faktorë të shumtë, një ndër të cilat janë edhe financat, mungesa e të cilave çon pjesën më të madhe të sipërmarrësve të marrin kredi, duke ndërmarrë kështu përsipër një risk shumë të madh. Prandaj frika ndaj rritjes së nivelit të borxheve është një ndër më të mëdhatë që ata kanë.

Entreprenuer

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0