Çfarë fshihet pas monedhës që u shit për 500,000 mijë dollarë
Përditësuar së fundmi: 20/11/2019

Çfarë fshihet pas monedhës që u shit për 500,000 mijë dollarë

Share
nga Eridon Elshani
Nën 20, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Një monedhë gjysmë dollarëshe, e prodhuar në vitin 1838 është shitur në ankand në Baltimora, të SHBA-ve, për gjysmë milioni dollarë.

Monedha është prodhuar në minierën e Nju Orleans në vitin 1838 dhe konsiderohet tepër e rrallë, sepse në atë kohë janë prodhuar vetëm 20 të tilla. Nga njëra anë e monedhës është portreti i një gruaje ndërsa në anën tjetër simboli kombëtar amerikan, shqiponja.

Monedha që u shit për saktësisht 504 mijë dollarë ka ndryshuar disa herë pronar gjatë viteve, para se të bëhej pjesë e shtëpisë së ankandeve “Stack’s Bowers”. Një monedhë e ngjashme me të u shit për 763 mijë dollarë në vitin 2014, ndërsa janarin e këtij viti një tjetër u shit në Florida për 444 mijë dollarë.

Shtëpia e ankandit “Stack’s Bowers” është e famshme për shitje të tilla. Në vitin 2013 arriti të shiste për 10 milionë dollarë një monedhë argjendi të prodhuar në vitin 1794.

Barrons

Subscribe në kanalin tonë në YouTube


Evente