Ja çfarë duhet të keni parasysh kur bëni ndonjë debat me shefin: Kur vjen puna te shëndeti, më mirë të jeni papunë se sa të vuani nga një punë e keqe.
Po hajde shpjegoja këtë shefit…
Një studim nga Universiteti i Mançesterit zbuloi se njerëzit që paguhen pak apo që bëjnë një punë shumë stresuese, vuajnë më shumë se njerëzit e papunë.
“Cilësia e punës nuk mund të anashkalohet vetëm për faktin e gjetjes së kësaj pune,” tha Tarani Chandola, profesor i sociologjisë mjekësore në Universitetin e Mançesterit dhe autor i studimit. “Ashtu si puna e mirë është e nevojshme për shëndetin, duhet të dimë se dhe puna me cilësi të ulët mund të jetë shkatërruese për shëndetin.”
Studiuesit anketuan 1,000 persona, nga mosha 35-75 vjeç, të cilët ishin të papunë gjatë viteve 2009-2010.
Ata ndoqën ecurinë e tyre gjatë viteve në vazhdim për të kontrolluar shëndetin dhe nivelin e stresit kronik, duke bërë matje të hormoneve dhe tregues të tjerë të stresit.
Njerëzit të cilët nuk ishin të lumtur me punën që bënin, kishin nivel më të lart stresi se sa ata që kishin mbetur të papunë. Njerëzit që bënin një punë të mirë, ishin përmirësuar nga ana shëndetësore.
Studimi nuk tregoi një lidhje midis shëndetit fizik dhe cilësisë së punës që njerëzit bëjnë. Dhe sigurisht, është e rëndësishme të theksohet se sasia e të ardhurave e bën më të vështirë të paguash mjekët dhe barnat, si për problemet fizike ashtu edhe për ato mendore.