Çfarë duhet të hani sipas profesionit që keni? - Business Magazine Albania

Çfarë duhet të hani sipas profesionit që keni?


Një regjim ushqimor për çdo profesion. Në bazë të profesionit është e mundur, në fakt, të zgjidhni një dietë të tillë, në mënyrë që ushqimi të na japë energjinë e nevojshme për të mund të përballuar gjithë ditën. Këtë e pohon Serena Missori, specialiste në endokrinologji, diabetologji dhe regjim ushqimor, po ashtu edhe pedagoge e kurseve të Formimit të Lartë në Metodologjitë kundër-plakjes dhe kundër-stresit në Universitetin “La Sapienza”Romë.

Më poshtë vijojnë këshillat e saj për një regjim ushqimor në bazë të punës që bëni, duke mos harruar edhe disa këshilla kundër stresit.

PUNONJËSIT E ZYRAVE

Ata kalojnë shumë kohë pa lëvizur. Për pasojë kanë tendencë në mos-eleminimin e ujit në këmbë, gjë që sjell fryrje të kyçeve të këmbëve dhe dhimbje në pjesën e prapme të gjunjëve. Kanë një tretje të ngadaltë për shkak të pozicionit dhe lëvizjeve të pakta, shpesh kanë mpirje të qafës dhe shpatullave për shkak të qëndrimit të detyruar.

Këshillohet të pinë çaj bimorë dhe dezintoksikues, si dhe të hanë gjatë drekës ushqime jo të rënda, të përbëra nga drithëra integrale, proteina të thjeshta dhe barishte me gjethe të vogla për një tretje më të lehtë, të shoqëruara me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe fara linoje të pasura me yndyra omega 3 anti-inflamator.

PUNA ME TURNE

Ata që kanë një punë me turne, si p.sh., mjekët, infermierët, shoferët (taksi e kamionë), pilotët, duhet të hanë edhe gjatë turneve të natës, të paktën çdo 3-4 orë, për të pasur energji të mjaftueshme dhe për të mos pasur rënie të fuqisë, për të luftuar lodhjen dhe stresin.

Këshillohet thyerja e urisë me ushqime që përmbajnë proteina, karbohidrate dhe lipide. Në këtë mënyrë, organizmi do t’i tretë lehtësisht këto ushqime dhe ju jep mundësinë ta zhvilloni më së miri punën tuaj. Në fund të turnit, konsumoni një mëngjes të bollshëm, mundësisht të kripur, të pasur me fruta, perime, drithëra integrale dhe proteina dhe përpiquni të çlodheni së paku për dy orë për të ulur prodhimin e hormoneve të stresit, para se të rifilloni aktivitetet e mëtejshme.

SHTËPIAKET

Ato bëjnë një ndër punët më të lodhshme fizikisht duke konsumuar shumë kalori, por megjithatë rrezikojnë të shtojnë në peshë për shkak të vakteve të çrregullta, si për aspektin e kohës, si për sasinë. Shpesh hanë ndërkohë që gatuajnë apo përfundojnë ushqimet e lëna në pjata nga fëmijët e tyre. Këshilla është që të shmangni matjen me sy dhe të keni gjithnjë parasysh sasinë e ushqimeve për të cilën ka nevojë çdo pjesëtar i familjes në mënyrë që të mos mbeten.

Ato nuk duhet ta shmangin mëngjesin por ta konsiderojnë si vaktin kryesor të ditës dhe ta bëjnë të pasur me fibra, karbohidrate, proteina dhe yndyra të shëndetshme. Mundësisht të hanë herë pas here fruta të freskëta të stinës dhe vaktet këshillohet që të përmbajnë proteina të lehta dhe perime barishtore.

PROFESIONISTËT E LIRË

Shpesh vuajnë nga stresi. Kanë tendencën të shmangin vaktet dhe të hanë kur munden, duke mos respektuar oraret, vuajnë nga pagjumësia, janë vazhdimisht në gjendje nervozizmi e gjithmonë të shqetësuar për performancën e tyre. Dieta e tyre duhet të jetë rigoroze: mëngjesi duhet të jetë i pasur me vlera ushqyese që t’u sigurojë një qëndrueshmëri të rezervave të energjisë për të përballuar pjesën më të madhe të ditës, ndërsa darka duhet konsumuar ngadalë e qetësisht, mundësisht para orës nëntë.

Mëngjesi duhet të jetë i bollshëm por me ushqime cilësore, mundësisht konsumoni gjërat e kripura (jo të ëmbla).

Në drekë zgjidhni sallata të ndryshme, ndërsa në darkë supa të ngrohta ose të ftohta me bishtajore (fasule, thjerrëza, bizele, etj.), barishtore ose drithëra integrale, mish ose peshk të freskët. Për të luftuar stresin dhe për të fjetur mirë këshillohen suplementet me melatoninë, po ashtu edhe bajamet të pasura me magnez, që është si një qetësues. Çaji me murriz në darkë këshillohet për të qetësuar gjendjen e ankthit dhe stresit të grumbulluar gjatë ditës.

/ilGiornale.it

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0