Çfarë do të thotë të kesh në të vërtet “Mendësi të rritjes”? - Business Magazine Albania

Çfarë do të thotë të kesh në të vërtet “Mendësi të rritjes”?

Mendësi të rritjes

Dijetarët janë thellësisht të kënaqur kur idetë e tyre kuptohen. Ata në fakt janë akoma më të kënaqur kur idetë e tyre bëjnë një ndryshim- si: përmirësojnë motivimin, risinë ose produktivitetin. Por, popullariteti ka një çmim: Njërëzit disa herë shtrembërojnë idetë dhe për këtë aryse dështojnë të korrin sukses. Kjo ka filluar të ndodhë me kërkimin tim rreth “rritjes” kundrejt “fikse” të horizontit të mendimeve mes individëve dhe ogranizatave.

Për të përmbledhur përfundimet: Individët që besojnë në talentet e tyre mund të zhvillohen (falë punës, strategjive të mira dhe njohurive nga të tjerët), kanë një mendësi në rritje. Ata kanë tendencën të arrijnë më shumë se individët me një mendësi “fikse” (të cilët besojnë që talentet i kanë të lindura). Kjo sepse ata shqetësohen më pak që të duken të zgjuar dhe harxhojnë më shumë energji për të mësuar. Kur e gjithë kompania përqafon një mendësi në rritje, punonjësit e saj raportojnë se ndihen më të fuqizuar dhe të përkushtuar; ata po ashtu marrin mbështetje organizimi më të madh për bashkëpunime dhe risi. Në kontrast njerëzit që punojnë në kompani me mendësi fikse, kanë tendencën të kopjojnë dhe të mashtrojnë  duke hamendësuar që do të fitojnë avantazh në një garë talentesh.

Mendësia në rritje është bërë kryefjalë në shumicën e kompanive, madje duke e pohuar dhe në deklaratat e misioneve. Por, kur hetoj zbuloj se njerëzit kanë një ide të gabuar.

Këto janë 3 keqkuptimet më të zakonshme:

1.Unë gjithmonë e kam pasur një mendësi në rritje
Njerëzit shpesh e ngatërrojnë një mendësi në rritje me të qenurit mendjehapur, fleksibël ose të kesh një paraqitje pozitive- cilësi që ata mendojnë se i kanë. Kolegët e mi dhe unë e quajmë këtë gjë mendësia në rritje e rremë. Të gjithë në fakt janë një miks i mendësisë në rritje dhe fikse dhe me kalimin e kohës dhe përvoja e miksimit evoluon. Një mendësi e pastër rritje nuk ekziston. 2.Një mendësi në rritje është të lavdërosh  dhe të shpërblesh përpjekjet.
Kjo nuk është e vërtetë për nxënësit në shkollë dhe për punonjësit në organizata. Në të dyja rastet i rëndëshishëm është përfundimi. Përpjekja jo produktive nuk është kurrë e mirë. Është thelbësore të shpërblehen, jo vetëm përpjekjet, por të mësuarit dhe përparimi dhe të theksohen proceset që sjellin këto gjëra, të tilla si kërkimi i ndihmës nga të tjerët, testimi i strategjive të reja dhe shfrytëzimi i pengesave për të ecur përpara në mënyrë efektive. Në të gjithë kërkimin tonë, përfundimi – vija e fundit – rrjedh nga përfshirja në këto procese.

 

3.Thjesht përqafoni një mendësi në rritje dhe gjëra të mira do t’ju ndodhin
Deklarimi i misionit është i mrekullueshëm. Ju nuk mund të vini në diskutim vlera të larta si rritja, përmirësmi dhe fuqizimi. Por, këto janë jo vlera nëse kompania nuk i aplikon këto politika dhe nuk i bën reale dhe të arritshme.

Organizatat që përqafojnë një mendësi në rritje e kurajojnë ndërmarrjen e risqeve të duhura, duke ditur se disa risqe nuk do të funksionojnë. Ata i shpërblejnë punonjësit për mësimet e fituara, edhe nëse një projekt nuk e arrin qëllimin përfundimtar. Ata mbështesin bashkëpunimet jashtë kufijve të kompanisë dhe nuk e përkrahin konkurencën mes punonjësve ose njësive. Ata janë të vendosur të rrisin çdo antar të grupit, jo vetëm me fjalë, por

edhe me veprime të tilla si zhvillimi në dispozicion dhe mundësitë e avancimit. Po ashtu, vazhdimisht përforcojnë vlerat e mendësisë në rritje me politika konkrete.

Edhe nëse i korrigjojmë këto keqkuptime, përsëri nuk është e lehtë të arrihet një mendësi në rritje. Një arsye është që të gjithë kemi nxitësit tanë të mendësisë fikse. Kur përballemi me vështirësi, marrim kritika ose krahasohemi sado pak me të tjerët, ne bëhemi të pasigurt ose vetëmbrojtës, që e frenon rritjen.

Mjediset ku punojmë mund të jenë të mbushua me nxitës të mendësisë  fikse. Një kompani që bën gara talentesh e bën më të vështirë për njerëzit që të praktikojnë mendimet dhe sjelljen e mendësisë në rritje si: të ndash informacionin, bashkëpunimin, risinë, kërkimin e feedback-ut ose pranimin e gabimeve.

HBR

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0