Çfarë do të ndodhte nëse Franca do të votonte për të lënë BE-në? - Business Magazine Albania

Çfarë do të ndodhte nëse Franca do të votonte për të lënë BE-në?


Thuajse një vit pas mandatit të dytë presidencial, Nicolas Sarkozy pa përtej shkallëve të Élysée dhe pranoi disfatën. Humbi referendumin. Flamuri i Bashkimit Europian ende valëvitej pas tij, presidenti u shpreh se ndiente keqardhje që Franca, një vend themelues i BE-së, do t’i duhej të largohet, shkruan The Economist në rubrikën e komenteve Charlemagne, që krijon një situatë të supozuar se çfarë do të ndodhte nëse Franca do të votonte për të dalë nga BE dhe cila do të ishte rrjedha e mëpasshme e ngjarjeve.

Anketuesit ishin të befasuar. Zoti Sarkozy u vesh me një fytyrë të guximshme. “Franca e përjetshme”, tha ai, duke u përpjekur të tingëllonte si De Gaulle, ka kaluar dhe më keq në historinë e saj të gjatë dhe të lavdishme. Ditë më të mira do të vijnë. Dhe jo, presidenti nuk kishte ndër mend të dorëhiqej.
Optimizmi i tij ishte i pazakontë. Sarkozy kishte fituar një tjetër fjalim duke mbjellë frikë dhe duke huazuar disa nga idetë e fushatës thuajse të suksesshme të fushatës së Donald Trump për Shtëpinë e Bardhë. Në takimin e republikanëve të qendrës së majtë, mbajtur në nëntor 2016, Sarkozy është fokusuar më së shumti në vitin e përgjakshëm të vendit, duke fajësuar udhëheqësit e dobët dhe Eurokratët për dështimin e parandalimit të sulmeve makabre terroriste. Në këtë atmosferë drithëruese, rivali i zotit Sarkozy, Alain Juppé, nuk ka asnjë shans.

Të njëjtat argumente kishte zoti Sarkozy edhe në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Por nën presionin e balotazhit me Maria Le Pen të tërbuar, që bënte fushatë të hapur për të ndjekur Britaninë për të dalë nga BE-ja, ai u detyrua t’i binte edhe më fort daulles së nacionalizmit. Një komplot për bombë në stacionin hekurudhor në Lile, i organizuar në kufirin belg në Namur, u dekonspirua në kohë, por gjithsesi, shtoi ndjesinë se hapja e kufijve rrezikon jetën e francezëve. Përfundimisht, zoti Sarkozy premtoi një referendum mbi anëtarësimin e Francës në BE brenda një viti nga marrja e detyrës.
Fronti Nacional i Le Pen ndryshoi rrjedhën gjatë fushatës së referendumit, duke prekur “telat e francezëve” me punëtorët e lirë të Europës Lindore dhe punëtorët e rinj myslimanë. Zoti Sarkozy argumentoi fuqishëm për qëndrimin Francës në BE. Por, votuesit e kanë të vështirë të kalojnë poshtë argumentet e tij për bashkëpunim europian kur kanë dëgjuar për shumë kohë të mbajë qëndrim të kundërt. Kundërshtarët socialistë ishin në rrëmujë. Një pjesë e zymtë e veprës Le Figaro nga Michel Houellebecq, autori ekscentrik, akuzon Europën për vetëkryqëzim, duket sikur paraqet gjendjen e kësaj pafuqie. Nën fund, francezët votuan për të lënë BE-në me 55-45%.

Humbja çliroi Sarkozy-n për të kënaqur politikën e tij prej rëre. Ai risolli idenë e tij për të mbyllur kufijtë me Italinë, nga ku refugjatët nga Libia kalonin. Lidhja që refugjati, i cili hyri në Belgjikë në valën e sulmeve të 2015, kishte pasur një rol në sulmin e planifikuar të Lilës, bëri që presidenti të akuzonte Angela Merkel se kishte vënë në rrezik Europën, duke hapur kufijtë e vendit të saj. Merkel nuk u zbavit, të paktën se kryebanditi nuk ishte një refugjat apo emigrant, por një franko-algjerian nga lagjet periferike të Parisit.

Euro luajti rol në fushatën e referendumit. Në të vërtetë, teksti i hartuar me nxitim i referendumit nuk përmendte fare monedhën e vetme. Kështu që ligjvënësit mendjehollë në Bruksel gjetën një mënyrë se si ta mbanin Francën në BE, edhe pse ajo kishte votuar për t’u larguar. Kjo nuk lejoi që tregjet të dobësoheshin. Në fund të fundit, Franca është ekonomia e dytë më e madhe në Eurozonë. Elita franceze besonte më me pasion te filozofia e BE-së se sa besonte në Zot. Ku është shpresa për të çuar para projektet pa Parisin? Kthimet nga bonot në Greqi, Portugali dhe Itali u rritën. Mario Draghi, kreu i Bankës Qendrore Europiane, kërkoi më kot për të qetësuar nervat e investitorëve.

Pas Samitit të 26 anëtareve të tjerë në Sofje, Merkel deklaroi e sigurt se BE-ja do të mbijetojë, sepse jemi më të fortë të bashkuar se të ndarë. Popullariteti i saj vendas, i cili ka qenë duke u zbehur pas fitores së katërt, u rrit aq shpejt sa bonot frikësuan investitorët që kishin derdhur paratë. Por, zonja Merkel pranoi se një ndryshim në traktatin e BE-së ishte i nevojshëm.

Europa e zvogëluar
Nuk u desh shumë kohë që zyrtarët e lartë të zbarkonin në Bruksel. Jean-Claude Juncker, presidenti fatkeq i Komisionit Europian, në apelin e tij ndaj votuesve francezë për të mos “vrarë Europën tonë të bukur”, u duk qesharak.

Por ngjarjet rrodhën shpejt. Zonja e përkulur Le Pen dhe Nigel Farage, një britanik euroskeptik, vizituan shumë vende të Europës duke nxitur nacionalistët në takimet e quajtura “Pranvera patriotike”. Presioni për referendum është rritur edhe në vende si Holanda dhe Danimarka. Në Spanjë dhe Portugali, si dhe në pjesën më të madhe të vendeve të Europës Lindore ka një lloj “oreksi” për shkatërrim, por vullnet të dobët për të frenuar gjakrrjedhjen. Partitë e krahut të majtë kanë filluar të humbasin besimin te BE-ja, një grup në Rumani bëri fushatë nën moton “socializmi në një vend”. Nga lëvizja e lirë deri te kuotat e peshkimit, qeveritë filluan në mënyrë të hapur të kundërshtonin ligjet e BE-së, duke gërryer autoritetin e Komisionit Europian.

Ndoshta, më shqetësuesja nga të gjitha, ishte ulja e ndikimit të BE-së jashtë. Me shuarjen e perspektivës për anëtarësim, edhe votuesit serbë kanë kthyer qëndrimet e tyre pro radikalëve rusë. Bosnja ka filluar të tensionohet. Ukraina, pavarësisht mbështetjes nga zoti Tusk, është zhytur më thellë në korrupsion dhe keqqeverisje. Duke guxuar, Sarkozy vizitoi Britaninë për të nënshkruar një marrëveshje për bashkëpunim detar. Por, vizita e tij u shkurtua pasi u thirr që të merrej me një emergjencë. Kishte ndodhur një shpërthim në Nantes, që rezultoi të mos ishte një aksident.

 

burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0