Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm kur kthehen nga një fundjavë e gjatë?

Çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm kur kthehen nga një fundjavë e gjatë?


Është shumë e rëndësishme të planifikoni ditët që ju presin nga java e gjatë.
Këto janë gjashtë gjërat që bëjnë njerëzit e suksesshëm pasi kthehen nga një fundjavë e gjatë:

Ata shkojnë herët në punë

Kur është fjala për disa pushime, pothuajse gjithkush ka kohë të lirë. Pra, ju nuk do të ngeleni prapa duke u paraqitur në punë në orarin tuaj të zakonshëm.

Të vish në punë herët është një ide e mirë nëse do të jesh sa më shumë produktiv pas fundjavës.

Kjo do të zbusë ‘ortekun’ e punës dhe do t’ju japë një fillim të mbarë, pa hutime.

Ata organizojnë mesazhet

Mos shpenzoni kohë me email-et që humbët gjatë fundjavës.

Është e lehtë të ngecësh në vorbullën e përgjigjeve të çdo email pa marrë parasysh se keni shumë punë që ju presin përpara. Mos e ngatërroni shpërndarjen e email-eve me punën produktive, bëhuni strategjik dhe pëgjigjuni vetëm email-eve më të rëndësishme.

Ata shqyrtojnë listën e tyre të detyrave

Njerëzit produktiv, e dinë se listat e gjata janë deri diku të padobishme. Dita e parë e javës është momenti më i mirë për të larguar disa gjëra nga kjo listë.

Ata kontrollojnë dy herë oraret e tyre

Mos harroni të rishikoni oraret tuaja. Në këtë mënyrë do të keni para një fundjavë më të shkurtër. Mos u mundoni të përfshini sa më shumë evente në orarin tuaj javor, në të kundërt do të shteroni nga energjitë.

Ata kontaktojnë njerëzit

Gjeni kohë për t’u lidhur me ndonjë nga klientët tuaj, për t’i bërë ata të kuptojnë se kanë qenë në mendjen tuaj dhe se jeni i gatshëm për çdo gjë që nevojitet. Kjo është një mënyrë e mirë shërbimi që i lë klientit një përshtypje të mirë.

Më shumë, nëse fundjava ju ka marrë dhe një të Hënë për shkak të ndonjë feste, gjeni kohë për një mbledhje të shpejtë me ekipin tuaj, qoftë edhe për disa minuta. Duhet të siguroheni që të gjithë janë në të njëjtin drejtim dhe me mendjen në zyrë.

Ata fokusohen te puna

Është e rëndësishme të jesh në gjendje të fikësh trurin e ngarkuar me punë gjatë fundjavës. Sepse vetëm kështu do të shijoni pushimet tuaja.

Por gjithashtu është tepër e rëndësishme të ktheheni në punë me qëllime të qarta dhe të fokusuar në detyrat që ju presin. Njerëzit e sukseshëm janë të gjendje të ndajnë pushimin nga puna dhe të shamngin çdo detaj shpërqëndrues që mund të kenë marrë me vete nga pushimet.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0